Tatimet dhe taksat gjatë transaksioneve të pasurive të paluajtshme
Laureta Rryçi
Të gjithë ata që janë palë në një kontratë shitblerjeje për pasuri të paluajtshme, janë të detyruar të paguajnë tatime dhe taksa në mënyrë që veprimi të ligjërohet. Ndërsa veprimi kryhet në zyrën e noterit, palët duhet të dinë disa rregulla para se të nënshkruajnë një kontratë të tillë. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm çmimin minimal ku bazohen noterët për të përllogaritur tatimin mbi këto pasuri të paluajtshme. Ndryshimet në rastet kur palët janë persona fizikë ose juridikë.
Detyrimet
Personat fizikë dhe juridikë që shesin pasuri të paluajtshme paguajnë taksë të kalimit të së drejtës së pronësisë në këtë mënyrë: Për qytetin e Tiranës paguhet 1000 lekë/m2 për sipërfaqe ndërtimi të shitur, të destinuar për banim dhe 2000 lekë/m2 për sipërfaqe ndërtimi të shitur, të destinuar për biznes. Për pasuritë e tjera të paluajtshme taksa e kalimit të pronësisë është 2 për qind e vlerës së shitjes. Shpenzimet e kontratës së shitblerjes te noteri janë në ngarkim të blerësit, përveç kur me marrëveshje parashikohet ndryshe. Të drejtën e zgjedhjes së noterit e ka blerësi. Individët dhe personat fizikë që japin me qira pasuri të paluajtshme paguajnë në shtet 10% të qirasë mujore për dyqane e zyra dhe 5% të qirasë mujore për banesa. Ndërsa personat juridikë nuk paguajnë TVSH-në mbi qiranë e pronave të tyre.
Tatimi
Individët, për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë, ndërtesa, tatohen me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara, pra me diferencën midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes së pasurisë. Në përcaktimin e vlerës së shitjes, çmimi i shitjes për metër katror nuk duhet të jetë më i ulët se çmimi minimal fiskal i përcaktuar sipas zonave të Tiranës në tabelën bashkangjitur. Për rastet e dhurimit të pasurisë së paluajtshme, tatimi do të përcaktohet nga persona të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe çmimi për metër katror nuk duhet të jetë më i ulët se çmimi minimal fiskal i përcaktuar sipas zonave të Tiranës në tabelën bashkangjitur. Kur individët e kalojnë pronësinë për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogarisë së fitimit kapital të realizuar, do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes së përcaktuar në kontratën paraardhëse. Në rastet kur kemi shkëmbim të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen e ndërtimit, nuk zbatohet tatimi mbi kalimin e së drejtës së pronësisë. Në këtë rast do të veprohet sipas përcaktimit ligjor të dhënë në paragrafin e dytë të nenit 4 të Ligjit Nr. 9716, datë 16.04.2007. Në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën, për efekt të përcaktimit të tatimit mbi të ardhurat për kalim pronësie, çmimet minimale fiskale do të jenë ato të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave: VKM Nr. 816, datë 20.12.2006, VKM Nr. 555, datë 29.08.2007, VKM Nr. 653, datë 29.09.2007.
Kostoja dhe çmimi për pasuritë e paluajtshme sipas zonave të Tiranës
Zonat
Kosto minimale fiskale lek/m²
Çmimi minimal fiskal lek/m²
1 1/1 30.000 58.900
1/2 30.000 57.660
2 2/1 45.000 150.040
2/2 30.000 97.340
2/3 30.000 83.700
2/4 30.000 57.660
3 3/1 30.000 58.900
3/2 30.000 57.660
4 4/1 30.000 58.900
4/2 30.000 57.660
5 5/1 45.000 148.800
5/2 30.000 101.060
5/3 30.000 58.900
5/4 30.000 57.660
6 6 30.000 58.900
7 7/1 30.000 86.180
7/2 30.000 87.792
7/3 30.000 57.660
7/4 30.000 57.660
8 8/1 30.000 83.824
8/2 30.000 58.900
8/3 30.000 57.660
9 9/1 30.000 97.960
9/2 30.000 83.824
9/3 30.000 57.660
10 10/1 30.000 97.340
10/2 30.000 98.580
10/3 30.000 83.824
11 11/1 30.000 62.000
11/2 30.000 58.900
11/3 30.000 57.660
box
Taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, të cilat paguhen nga pronari
1. Ndërtesa banimi:
• Ndërtesa para vitit 1993 10,5 lekë/m2/vit
• Ndërtesa pas viti 1993 21,0 lekë/m2/vit
2. Ndërtesa për tregti e shërbime:
• Shërbime shëndetësore, artizanale, social-kulturore, arsimore e shkencore 140 lekë/m2/vit
• Ndërtesa prodhimi 140 lekë/m2/vit
• Ndërtesa për shërbime tregtare, administrative etj 200 lekë/m2/vit
• Të tjera 200 lekë/m2/vit
3. Ndërtesa:
• Në pronë të organizatave jo fitimprurëse, fondacioneve 50 lekë/m2/vit
• Të amortizuara e të dëmtuara, pronë shtetërore ose ish-pronë shtetërore ku nuk zhvillohet aktivitet 50 lekë/m2/vit
4. Toka bujqësore
• Kategoria I ÷ IX 4000 ÷ 1300 lekë/ha/vit
16 Qershor 2010