Ngujohen në grevë urie 20 invalidë, nuk u morën parasysh kërkesat
Sipas tyre, pritet që persona të tjerë ti bashkohen kësaj greve në ditët në vazhdim. Kërkesat që invalidët i paraqitën qeverisë pak kohë më parë për t’u pranuar
Jonida Tashi
Nisin grevën e paralajmëruar të urisë 20 persona me aftësi të kufizuar. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, persona me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjikë, janë futur në grevë urie, që sipas tyre do të jetë pa afat. Pas disa muaj protestash përpara institucioneve përkatëse për një zgjidhje të kërkesave të tyre ekonomike, ata nuk kanë marrë një përgjigje. Përballë kësaj situate, rruga e vetme për zgjidhjen e kërkesave, sipas invalidëve, mbeten masat ekstreme si greva e urisë. Kërkesat e tyre janë për rritje të fondit të paketës higjieno-sanitare, të karburantit dhe të fondit për kujdestarinë. Megjithëse në grevë urie kanë hyrë rreth 20 persona me aftësi të kufizuar, sipas drejtuesve të Shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, asaj t’u bashkohen dhe persona të tjerë nga rrethe të ndryshme të vendit.
Kërkesat
Kryesia e Shoqatës së Invalidëve deklaron se qeveria jo vetëm që nuk ka mbajtur asnjë premtim për ta, por edhe i ka mashtruar. Rritja e paketës higjieno-sanitare në masën 30 mijë lekë në muaj është kërkesa e parë e invalidëve. Ndërkohë që një problem tjetër po aq shqetësues për këtë pjesë të shoqërisë është edhe njohja e siguracionit të shërbyesit si vjetërsi pune. Kërkesat e tjera të paraqitura në peticionin e dërguar dy dikastereve të shtetit kanë të bëjnë me: rritjen e karburantit në masën 80 litra në muaj për paraplegjikët e aksidentuar me dëmtime në shtyllën kurrizore; çështjen e strehimit, që nënkupton sigurimin e banesave falas nga qeveria, siç ndodh në vendet europiane; rritjen e përfitimit të kujdestarisë sipas rrogës minimale; dhe së fundi, dhënien e një godine në bregdetin e Durrësit apo Shëngjinit për paraplegjikët. Moszbatimi i kërkesave i ka detyruar invalidët që të mos qëndrojnë më në pritje, por të ndërmarrin hapa të tjerë për zgjidhjen e këtij problemi.
Rishikimi
Ministria e Punës, e cila është njohur prej kohësh me vështirësitë sociale dhe ekonomike të kësaj kategorie të shoqërisë, ka deklaruar në fillim të muajit shkurt se do të rishikojë pagesat sociale dhe do të rivlerësojë të gjithë dokumentacionin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar. Sipas burimeve zyrtare nga kjo ministri projektligji për statusin e personave me aftësi të kufizuar është në përfundim. Gjithashtu, dikasteri i Punës sqaron se në rishikim është edhe ligji i shërbimeve sociale. Hartimi i draftit ligjor, që do të përfshijë trajtimin e kategorive të personave me aftësi të kufizuar, pritet të përfundojë brenda muajit mars dhe një muaj më vonë do të kalojë për miratim në qeveri. Rreth 105 mijë persona, si të verbër, para dhe tetraplegjikë, persona me diagnoza dhe dëmtime të ndryshme, invalidë pune etj., mbështeten nga programi i pagesave kesh. Në vendin tonë numërohen 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit.
3 Mars 2009