E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektorati gjobiti subjektin në Lapardha për masat e sigurisë



TIRANË - Inspektorati Shtetëror i Naftës dhe i Gazit ka deklaruar dje se subjekti i cili tregtonte hidrokarbure në fshatin Lapardha të Beratit kishte pasur edhe më parë ndëshkime për mosrespektim të rregullave. Sipas IQNG-së, “edhe më parë pronari i këtij subjekti ishte gjobitur nga ky institucion për mungesën e investimeve në masat e sigurisë në stacionin e distribucionit të karburanteve”. Gjoba, e cila i është vendosur këtij subjekti një vit më parë, ishte në kuadrin e një aksioni verifikues dhe kontrollues të bërë nga Ministria e Energjetikës për të gjitha stacionet e shitjes së karburanteve në të gjithë vendin, me qëllim mbylljen e atyre që ushtrojnë aktivitet të palicencuar. Nga kontrolli i bërë në subjektin në Lapardha, dokumentacioni sipas Inspektoratit kishte rezultuar i rregullt, por ai është gjobitur për mungesën e investimeve në masat dhe pajisjet e sigurisë në raste zjarri.

E. K.

Cigarja e ndezur ka djegur të gjallë 52-vjeçarin e paralizuar

KORÇË – Një burrë 52-vjeçar në qytetin e Korçës, në gjendje gjysmëparalize dhe me vuajtje të vazhdueshme nga sëmundje të zemrës, është përballur edhe me një zjarr që përfshiu banesën e tij, duke i marrë jetën tragjikisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lagjen Nr. 8 të qytetit të Korçës, te vendi i quajtur “Hani”. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë të ditur se Ibrahim Kollona, 52 vjeç, gjendej në banesën e tij kur ka nisur një zjarr në rrethana krejt të papritura. Burri gjysmë paralizuar vuante dhe nga sëmundje të zemrës dhe e ka pasur shumë të vështirë të shpëtonte jetën.
Dëshmitë në vendngjarje dhe hetimet e policisë evidentojnë faktin se 52-vjeçari është përfshirë nga flakët ndërsa e tërë banesa ishte duke u djegur. Viktima kishte konsumuar shumë alkool dhe cigare, e cila mund të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit që i mori jetën më pas 52-vjeçarit gjysmë të paralizuar.

30 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›