Sulmet ndaj Presidentit përçajnë mazhorancën
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, gjatë një interviste për "Shqip" hedh poshtë të gjithë zërat që qarkullojnë ditët e fundit ndaj Presidentit të Republikës, se po urdhëron prokurorinë për të akuzuar politikisht ministrin Basha. Sipas deputetit demokrat, këta janë zëra të veçuar, brenda PD-së, të cilët nuk kanë arritur të kenë një ngritje të tyre politike dhe tashmë po hedhin shashka të tilla. Gjithashtu ai thekson se në PD ka individë të caktuar, të cilët po bëjnë çdo përpjekje për të tensionuar marrëdhëniet mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi, të cilat për hir të së vërtetës, shton ai, duhet pranuar se kanë pasur një ftohje. "Por kjo, thekson Dashnor Sula, nuk është aspak e vërtetë për marrëdhëniet mes Presidentit Topi dhe ministrit Basha, marrëdhëniet e të cilëve janë shumë të mira dhe miqësore". Deputeti Sula thekson se organi i akuzës është nën presionin e politikës, por nuk do të bëjë komente të veçanta, kur bëhet fjalë për hetimin Durrës-Kukës, sipas tij etika profesionale nuk e lejon një gjë të tillë. Nuk mund të komentohet një hetim kur nuk je në dijeni për detajet e tij, thekson ai.
1Ditët e fundit, Presidenti Topi ka qenë në qendër të sulmeve nga deputetët e mazhorancës, të cilët pretendojnë se Presidenti po nxit kryeprokuroren për të akuzuar politikisht ministrin Basha?
Në radhë të parë dua të them se Presidenti Topi ka një miqësi të hershme me z. Basha dhe duke u nisur vetëm nga ky fakt kaq i thjeshtë do të thosha se në moralin e z. Topi nuk është që të ndërmarrë nisma personale kundër ministrit Basha, ndaj ndonjë ministri tjetër, apo politikani, qoftë nga mazhoranca apo opozita. Kështu që do t‘i shikoj këto akuza që bëhen nga persona të caktuar më shumë si sulme personale të tyre se sa të mbështetura nga PD-ja, apo nga eksponentë të lartë të PD-së. Këtu kam parasysh që njerëz të caktuar brenda PD-së nuk kanë arritur që gjatë këtyre tri viteve të ngrenë performancën e tyre, qoftë në Parlament, apo në jetën e përditshme dhe mundohen që në momente të caktuara të hedhin shashka kundrejt figurës së Presidentit të Republikës, me të vetmin qëllim për t‘u bërë protagonistë të shtypit, apo të ditës në vendin tonë. Këtu sulme bëhen, pasi Presidenti është personi i cili nga ana institucionale është përgjegjës për emërimet dhe transferimet e prokurorëve, kjo është lidhja që ai ka me prokurorinë dhe këtu aludohet se Topi është personi që urdhëron prokurorinë për të kryer hetime të ndryshme. Dua t‘i siguroj të gjithë qytetarët që absolutisht nuk është e vërtetë se Topi po përdor Prokurorinë e Përgjithshëm për të ngritur akuza ndaj Bashës. Marrëdhëniet institucionale, janë marrëdhënie institucionale, të cilat ekzistojnë midis Presidentit të Republikës dhe organit të prokurorisë. Por jam i sigurt që integriteti i z. Topi nuk do ta lejonte që ai të kryente veprime të tilla, të cilat në fund të fundit do të ishin në shkelje të ligjit. Në pozicionin që ka Presidenti, komunikon me institucionin e prokurorisë, por nuk jep direktiva për çështje të caktuara. Ndërsa sa për rrugën Durrës-Kukës, Presidenti i Republikës ka dhënë vlerësimin e tij maksimal dhe kjo ka ndodhur gjatë inspektimit të punimeve bashkë me Presidentin e Kosovës, Sejdiu. Mendoj që individë të veçantë këto akuza i bëjnë për interesa të tyre meskine, për të fituar kapital politik. Mendoj se nuk do të gjejnë mbështetje në ambientin e shëndoshë të mazhorancës, apo të ekzekutivit, këto lloj akuzash do t‘i shikoja me mjaft indiferentizëm dhe do të thosha se do të jenë një lajm i çastit.
2Presidenti Topi, prej muajsh ka qenë në qendër të sulmeve të grupit të PD-së, i cili duket se është ndarë në dy pjesë: pro dhe kundër. Pse ky sulm ndaj kreut të shtetit, kur dihet se ai ka dalë nga radhët tuaja?
Nuk do ta shikoj si një ndarje të dy grupeve të caktuara, të cilat e kundërshtojnë, apo e mbrojnë z. Topi. Por do të thosha se ka politikanë të ndryshëm, të cilëve nuk iu shkon për shtat përmbushja e detyrës nga z. Topi, i cili deri më tani është duke përmbushur detyrën e tij me mjaft korrektësi. Edhe unë si pjesë e mazhorancës, në momente të caktuara mund të kem dyshimet e mia për vendime të caktuara, të cilat mund të marrë Presidenti i Republikës, por në fund të fundit, nuk mund të bëhen shfaqje kaq të hapura në kundërshtim të vendimeve të Presidentit. Mendoj se Presidenti i Republikës ka luajtur dhe po luan një rol të rëndësishëm në realizimin e reformave në vend. Me gjithë këto suksese brenda mazhorancës ka edhe individë, të cilët nuk e përligjin këtë mazhorancë, megjithëse në momente të caktuara na kanë shkaktuar edhe kosto. Nga muaji janar e në vazhdim mendoj se Berisha do të ketë edhe reflektime, duke marrë parasysh edhe analizën për çdo institucion dhe për çdo ministri.
3Marrëdhëniet mes mazhorancës dhe Presidencës aktualisht nuk janë shumë të mira. Përse ky acarim mes tyre?
Nuk besoj dhe nuk mendoj se këto janë marrëdhënie tej normales, mes institucionit të legjislativit, ekzekutivit dhe Presidencës. Në mjaft raste është gjetur gjuha e përbashkët, duke përjashtuar dy momente të fillimit, siç kanë qenë kandidaturat për në Gjykatën e Lartë. Por, dhe pas asaj kohe, bashkëpunimi ka qenë korrekt dhe institucional. Pa dashur të injoroj që individë të caktuar brenda së djathtës nuk u pëlqejnë që të ketë një marrëdhënie institucionale mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit Berisha. Mendoj se njerëz të caktuar mundohen të krijojnë imazh jo pozitiv për Presidentin, sikur ai është në kundërvënie të ekzekutivit, apo Kryeministrit Berisha. Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk e pranoj një gjë të tillë.
4Duket se nga kjo përplasje mes Presidencës dhe mazhorancës po del më i godituri ministri Basha, i cili është në qendër të sulmeve. Keni ndonjë koment?
Në lidhje me debatin për rrugën Durrës-Kukës, për sa i përket z. Basha, personalisht ruaj një konsideratë tepër pozitive për të, si një politikan i ri me vizion dhe me perspektivë si politikan me të ardhme. Por gjykoj që z. Basha, ashtu si çdo qytetar i Shqipërisë, ka të drejtën e tij që ia jep ligji dhe Kodi i Procedurës Penale, që edhe ai, duke qenë si qytetar i barabartë para ligjit, ka të drejtën që të prezumohet të jetë i pafajshëm për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë. Prokuroria ka ngritur një akuzë për këtë rrugë, që do të ketë një vendim përfundimtar, i cili mund të shkojë në pushim të çështjesh, apo edhe mund të kemi një procedim të mëtejshëm, duke e çuar në gjykatë. Për sa kohë ne nuk do të kemi një vendim të gjykatës mund të them se Basha është i pafajshëm. Është gjykata ajo që shprehet. Por shikoj se më shumë ka një presion ndaj institucionit të prokurorisë dhe kryeprokurores, megjithëse kryeprokurorja e re i ka dhënë një integritet dhe dimension të ri institucionit që ajo drejton. Këtë e them pa hezitimin më të vogël, sepse më parë Prokuroria e Përgjithshme nuk e kishte shansin të akuzonte, apo të hetonte ndonjë zyrtar të lartë. Ndërsa sot, kjo mazhorancë nuk ka hezituar për çdo akuzë që është ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme.
5Thatë se organi i akuzës ka qenë në presion. Ky presion ka ardhur nga politika?
Sigurisht që e shikoj dhe e ndiej për ditë dhe presioni vazhdon çdo ditë në konferenca për shtyp të eksponentëve të PS-së. Madje, edhe foltorja e Parlamentit në mjaft raste është përdorur për t‘u bërë presion prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshëm, të cilëve u kërkohet të fusin në burg, apo të hetojnë persona të veçantë dhe kjo nuk është e drejtë. Prokuroria dhe gjykata duhet të lihen të qetë të punojnë dhe nëse bëhet kjo, në këto institucione ka prokurorë dhe gjyqtarë me nivel të lartë, që bëjnë një punë mjaft të mirë.
6Është thënë vazhdimisht dhe po përsëritet që prokuroria duhet të lihet të punojë dhe të jetë e paanshme në punën e saj. Ndërkohë që ka pasur mjaft deputetë edhe nga e djathta, të cilët kanë akuzuar nga foltorja e Kuvendit Prokurorinë e Përgjithshme se po bën hetime politike dhe të njëanshme?
Të gjithë deputetët dhe politikanët, të cilët ngrenë akuza ndaj institucionit të akuzës dhe gjyqësorit janë të gjithë deputetë të cilët nuk e kanë formimin e tyre juridik. Do të jap një shembull mjaft të thjeshtë. Në rastin e aksidentit të të ndierit Trebicka, në foltoren e Kuvendit nuk doli asnjë deputet, i cili ka formimin jurist,për të bere komente pa u shprehur më parë prokuroria duke filluar nga Peçi, Braho, Xhafa, Besnik Dervishi, Isaraj, Rusmali, apo edhe të tjerë. Por kanë folur të gjithë ata deputetë që nuk e kanë idenë se si funksion prokuroria. Në fund të fundit, si prokuroria dhe gjykata kanë një ligj, mbi të cilën udhëhiqet puna e tyre, por nuk dua të mohoj se edhe brenda këtyre institucioneve ka njerëz të korruptuar.
7Duke qenë se vini nga fusha e drejtësisë dhe nga radhët e prokurorisë, a mendoni se Prokuroria e Përgjithshme nuk po hedh hapat e duhur për sa i takon çështjes së ministrit Basha?
Nuk dua t‘i hyj një debati të tillë për etikë profesionale dhe në respekt të ish-kolegëve të mi. Në fund të fundit, kur ka keqkuptime dhe duke pasuar parasysh se ka ankesa, qoftë nga persona mbi të cilët është filluar një procedim penal, apo qoftë edhe nga institucioni i prokurorisë, të dyja palët kanë të drejtë t‘i drejtohen gjykatës dhe është vendimi i gjykatës që shprehet për secilën palë. Për sa kohë nuk është shprehur gjykata për vendimin e marrë për z. Basha, nuk mund të shprehem.
8Pas kërkesës së bërë nga akuza ndaj ndjekjes penale të ministrit Basha, vihet re një unifikim i mazhorancës në mbrojtje të ministrit dhe kundër prokurorisë. Ky qëndrim është urdhër grupi, apo individual?
Gjykoj që është normale që mazhoranca të ketë një qëndrim të tillë. E ndoqa edhe zëdhënësen e qeverisë, pasi të gjithë e dimë që ka një vendim qeverie për atë rrugë dhe vendimi është kolektiv e nuk mund të ketë përgjegjësi individuale. Por ruaj rezervat e mia, pasi mund të mos jetë objekt hetimi i gjithë vendimi i qeverisë, apo mund të ketë probleme të tjera, ku unë si jurist nuk mund të shprehem, për sa kohë nuk di se si janë provat e hetimit.