E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të tjera denoncime kundër maniakut seksual

27/05/2005  Disa vajza kanë kontaktuar me policinë, duke pohuar se janë përdhunuar prej Arben Tollisë

Të tjera kallëzime penale për përdhunime priten të administrohen këto ditë, kundër maniakut seksual Arben Tollia. Pas publikimit të lajmit dhe fotos së tij, të tjera vajza kanë kontaktuar me policitë e rretheve ku banojnë për të denoncuar maniakun seksual 46-vjeçar nga fshati Xhafzotaj i rrethit të Durrësit. Pritet që këto ditë, vajzat që kanë kërkuar të denoncojnë Tollinë, të paraqiten pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të japin dëshmitë përkatëse. Rreth 15 femra kanë denoncuar në polici më parë, se janë përdhunuar dhe torturuar nga Arben Tollia, ku për pesë raste Prokuroria disponon edhe ekspertizat mjeko-ligjore.

Denoncimet e reja

Të tjera kallëzime femrash të përdhunuara dhe masakruara nga Arben Tollia, kanë mbërritur në policitë e disa rretheve dhe në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se të tjera vajza kanë kontaktuar me telefon, apo vetë nëpër komisariatet e disa rretheve dhe të Tiranës. Burimet thonë se të denoncuarat pretendojnë se është pikërisht Arben Tollia, personi i cili i ka përdhunuar, torturuar e kërcënuar edhe në mënyrë të vazhdueshme, duke përdorur forcën dhe shantazhet ndaj tyre. Madje, mësohet se ato janë shprehur të gatshme që të deklarojnë para Prokurorisë, gjithë dhunimet fizike e psikologjike që u ka kryer Tollia. Ka qenë publikimi i lajmit dhe i fotografisë së Arben Tollisë, që ka bërë të mundur zbardhjen e të tjera krimeve të kryera prej tij, gjatë tre viteve të fundit. Burimet e policisë pohojnë se ka pasur disa denoncime të reja nga vajza të moshave të ndryshme kundër Tollisë, të cilat së shpejti do të sigurohen në cilësinë e provës materiale në gjykatë, duke u garantuar të dëmtuarave ruajtjen e anonimatit.

Përdhunimet

Maniaku seksual 46-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit, Arben Tollia, i joshte viktimat e tij nëpërmjet telefonit. Duke iu prezantuar si një djalë i ri dhe i dashuruar pas tyre, u kërkonte takim. Por gjithë fjalët e tij të ëmbla, transformoheshin në bishën që i torturonte vajzat e mitura në mënyra ekstreme. Gjithçka përmbysej posa vajzat që kishin rënë në grackë, shikonin se nuk kishin të bënin me një djalë të ri, por me një të moshuar të dhunshëm. Ai u linte takime në zona të papopulluara, larg syve të njerëzve. Në këto kushte të thirrurat dhe britmat e vajzave nuk mund t’i shpëtonin dhe Tollia i fuste me dhunë në makinë. Më pas vinte dhe pjesa më e dhimbshme për vajzat, një pjesë e të cilave kanë qenë edhe studente. Ato përballeshin me një mostër të vërtetë, që veçse i dhunonte seksualisht, i torturonte në mënyra ekstreme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›