Korçë, mitmarrja largon shefin e qarkullimit
27/05/2005 Vendimi i Ibrajt pas denoncimit të Kontrollit të Brendshëm
Kontrolli i Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik e ka rritur vigjilencën. Materialet denoncuese të kësaj strukture kanë çuar drejtorin e Përgjithshëm në marrjen e një vendimi të menjëhershëm. Kështu dje është larguar nga detyra, shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Korçës, Xhorxhi Lika. Vendimin e mori drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, pas denoncimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), ndërsa nuk është emëruar ende drejtuesi i ri. Burimet policore bënë të ditur të enjten, se Xhorxhi Lika, i cili prej disa kohësh (rreth dy vjet), ka drejtuar sektorin e qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Korçës, përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mësohet se ish-shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Korçës, Xhorxhi Lika, është dërguar në organin e Prokurorisë së Korçës për ndjekje penale. Ndërkohë, burime të tjera bënë të ditur se Policia e Shtetit e ka dërguar Likën si punonjës të thjeshtë në policinë rrugore në një komisariat, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. I larguari dyshohet se ka abuzuar me detyrën përmes mitmarrjes dhe për të, një numër qytetarësh kishin shprehur akuza për mitmarrje në lidhje me bllokim automjetesh private. Bëhet e ditur se, SHKB-ja e Ministrisë së Rendit Publik, e akuzon në lidhje me nxjerrjen nga pika e bllokimit të automjeteve me dokumente të dyshuara si të parregullta të Drejtorisë rajonale të Policisë së Korçës. Lika akuzohet se e ka nxjerrë këtë makinë nën përfitim financiar, por ai nuk e ka pranuar këtë akuzë. Do të jetë Prokuroria që do të verifikojë nëse pretendimet e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm janë të vërteta dhe të bazuara në prova konkrete.