Inspektoriati ushqimeve, kontroll në lokalet e plazhit
03/06/2005 Bllokohen 6 subjekte
DURRES - Uniformat blu nuk do të jenë të vetmit që do të
përforcojnë kontrollet në zonën e Plazhit të Durrësit dhe në pikat e tjera të pushimit me fillimin e sezonit veror. Ndonëse me një detyrim krejt tjetër nga të parët, do të jenë inspektorët e Inspektariatit të Ushqimit ata që do të shpërngulen drejt plazhit për të kontrolluar cilësinë e produkteve që do u afrohen
konsumatorëve.
Kontrollet
Shefja e këtij shërbimi në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit, Fides Troplini, ka pohuar se 12 inspektorë do të mbështeten edhe nga inxhinierë kimistë dhe mikrobiologë për të mbajtur nën kontroll cilësinë e shërbimit si dhe pikat e tregtimit.
Frika e nxjerrjes në treg të ushqimeve të skaduara, por edhe të produkteve me tregues fizik dhe teknologjik jashtë standardeve të përcaktuara ka shtyrë Inspektoriatin e Ushqimit të dyndet drejt Plazhit, ende pa u hapur sezoni turistik.
“Ne do të duhet të kemi gjithçka nën kontroll”, është shprehur Troplini, e cila ka shtuar se objekt i kontrollit do të jenë
hotelet, restorantet, fast-foode, linjat e prodhimit të pijeve, linjat e prodhimit të bukës, pastiçeritë dhe punishtet e të gjitha llojeve, që afrojnë ushqime për konsumin e përditshëm.
Në këtë kuadër ky institucion ka bashkërenduar me Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemiologjisë, ndërsa burime nga DBU janë shprehur se inspektariati pranë bashkisë është treguar pasiv deri më tani.
Asgjësimi
Të gjithë mallrat, të cilat do të rezultojnë jashtë kushteve për t’iu afruar pushuesit për konsum, do të asgjësohen. Deklarimi i Troplinit vjen në një kohë kur në Inspektariatin që ajo drejton ka nisur të ndihet shqetësimi, por edhe frika e futjes në Durrës e mallrave pa etiketë, kryesisht prodhime të importuara.
“Ne kemi nën kontroll të vazhdueshëm dhe periodik mallin e
importuar që futet në rrugë detare në Durrës, por jo mallrat që vijnë nga rrethet e tjera dhe që kanë kaluar përmes tranzitit tokësor”, ka thënë shefja e Inspektariatit, Fides Troplini.
Ajo ka deklaruar se në laboratorin e këtij institucioni do të dorëzohen qindra mostra për analizë fiziko-kimike, ndërsa gjithçka do të përqëndrohet tek ëmbëlsirat, produktet dhe nënproduktet blektorale, pijet e freskëta dhe të forta etj.
Gjatë pesë muajve të vitit në vazhdim, Inspektoriati ka asgjësuar 3.4 kv produkte, pasi ato kanë rezultuar të dëmshme për shëndetin e konsumatorit, ndërsa janë marrë 5500 mostra të ndryshme që nga mielli deri akulloret e boza vendëse.
Sipas saj, vëmendje i është kushtuar mallit të importuar, pasi aty ekziston edhe mundësia e abuzimit, kryesisht me etiketa. Sasia më e madhe e mallrave që kanë rezultuar të skaduar janë lëngje frutash, kos frutash, verë, salcë etj.
Sipas Troplinit, në pesë muaj janë ndëshkuar për tregtim të mallit jashtë standardeve 6 subjekte me një shumë gjobe në 225 mijë lekë, ndërsa malli i asgjësuar kap shifrën e 99 mijë lekë.