Nasip Naçe, i komanduar, në vend të Ferdinand Elezit

03/06/2005 Rokadë në Prokurorinë e Durrësit
DURRES - Kryeprokurori i Durrësit, Ferdinand Elezi, ka lënë dje dyert e institucionit që ai ka drejtuar për 25 muaj për të kaluar në një detyrë tjetër në Tiranë.
Burimet zyrtare të këtij institucioni janë shprehur se ka qenë Prokuroria e Përgjithshme, ajo që ka realizuar transferimin e Elezit, ndërkohë që mësohet se zëvendësimi është bërë në kuadër të qarkullimit. Komunikimi është bërë një ditë më parë dhe, sipas vet kryeprokurorit Elezi, ai do t’i lërë vendin prokurorit Nasip Naçe.
Ndryshimi
Elezi ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Durrësit në muajt e parë të vitit 2003 dhe pas më shumë se dy viteve në Durrësai do të kalojë në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Burime zyrtare thonë se në vendin e tij është komanduar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Nasip Naçe.
Qarkullimi i Elezit që përkon me startimin e fushatës elektorale, dhe pikërisht në një kohë kur vet Elezi ka marrë përsipër të jetë palë e akuzës në procese shumë të ndërlikuara kanë bërë të shihet me dyshim transferimi.
Burimet thonë se ndryshe nga Elezi, i cili tashmë do të jetë me vendim në Apelin e Tiranës, në krye të prokurorisë së Durrësit, Nasip Naçe do të qëndrojë përkohësisht, pasi ai është i komanduar në këtë detyrë.
Ferdinand Elezi, i cili ka drejtuar prokurorinë e Durrësit për më shumë se dy vite, ka marrë përsipër të jetë vet në karrigen e akuzës për shumë vepra të rënda penale të kryer nga shtetas shqiptar, apo edhe të huaj për gjithë kohën kur vet ai ka qenë në krye të këtij institucioni.
Ferdinand Elezi
Ai është cilësuar si prokuror i fortë, pasi ka vënë në pranga edhe persona të menduar si të paprekshëm nga drejtësia, për shkak të lidhjeve të këtyre të fundit me segmente të larta të shtetit.
Në të njëjtën kohë, Ferdinad Elezi ka mundur të mbajë lidhje të qëndrueshme institucionale me Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë.
Vetëm në vitin e kaluar prokuroria e drejtuar prej tij ka shqyrtuar 1800 çështje penale me një organikë prokurorësh prej 12 vetë.
Krahas dhjetëra doganierëve para togave të zeza prokurori Elezi ka vënë edhe funksionarë të lartë vendorë apo edhe biznesmenë të fuqishëm.
Gjatë kohës së drejtuar prej Elezit, prokuroria e Durrësit ka hetuar vepra të rënda penale të kryera nga shtetas të ndryshëm si krime të organizuara, evazionin fiskal, trafikun klandestin dhe atë të prostitucionit, trafikim të lëndëve narkotike, duke lëshuar vetëm gjatë vitit 2004 rreth 620 urdhërarresti.
Godit në mëse dy vjet, zyrtarë e kontrabandistë, kriminelë e trafikantë
Prokurori i hekurt që do t’i mungojë Durrësit
DURRES - Para togave të zeza, Ferdinad Elezi ka vënë organizatën e cilësuar kriminale “Kanun”, trafikantët e 47 kg heroinë, ish-kreun e kthimit dhe kompensimit të pronave, Vasil Hila, ish-kreun e tatim-taksave, Myrteza Myrta, punonjësin e bashkisë së Durrësit Artan Arapi, bosin e hekurit, Mihal Delijorgji etj.
Po ashtu, organi i prokurorisë dhe vet Elezi ka mundur të zbulojë së bashku me struktura të tjera sekrete shtetërore, kontrabandën më të madhe të cigareve, atë të zbuluar në magazinat e Fatmir Zotaj, në Shkozet të Durrësit.
Në të njëjtën kohë, në muajt e fundit, prokuroria ka bërë edhe sekuestrimin e katër anijeve “Joni”, “Eni”, “Poseidon” dhe “Frojdi”, pasi pronarët dhe ekuipazhet e tyre janë akuzuar për trafik të klandestinëve si dhe të transportimit të mallrave kontrabandë.