E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kisha 300-vjeçare, rrezikon shembjen

03/06/2005  Për kishën e Kozares, 6 milionë lekë

KUÇOVE - Kisha 300-vjeçare “Fjetja e Shën Marisë” në Kozare të rrethit të Kuçovës, rrezikon të shembet. Një fond prej 6 milionë lekë, i çelur së fundi, është përpjekjea e vonuar për shpëtimin e këtij monumenti kulturor, të shpallur si i tillë që prej vitit 1968. Kisha është e veçantë në llojin e vetë dhe përmban vlera të mëdha kulturore, siç është stili i saj i ndërtimit, që i takon periudhës Bizantine dhe pikturave murale, të cilat tashmë kërkojnë një ndërhyrje urgjente për shpëtimin e tyre.

Kisha e Shën Mërisë e ndërtuar në kodrën e Priftit në Kozare, e ka zanafillën e ndërtimit 300 vjet më parë nga banorët e zonës, por më e veçanta e kësaj është se brenda saj ka të rrethuar varreza, të cilat që prej kohës së Enver Hoxhës nuk është varrosur asnjë mysliman.

Rrapi Prifti është kujdestari i kishës prej 8 vjetësh. Ai thotë për gazetën se “unë paguhem vetëm 30 mijë lekë për ta ruajtur kishën, por e vërteta është se unë e ruaj si besimtar sesa i paguar e ajros atë çdo ditë. Në hyrje të saj kam vënë dhe një tabelë, në të cilën kam shkruar, që mos të hyj njeri brenda se është me rrezik, kisha ka rënë dhe mund t’ju zëri nën vete”.

Në këtë kishë në vitin 1996 u vodh këmbana 1 metër e gjatë me perimetër 130 cm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›