E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instat: Rriten çmimet e ushqimeve

 

Muaji nëntor u ka kushtuar më shtrenjtë shqiptarëve nëse bazohemi në shifrat që ka publikuar Instituti i Statistikave. Një pjesë e mirë e mallrave të shportës kanë pësuar rritje me përjashtime të vogla. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2009, arriti 104.1%, kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), %duke shënuar një rritje prej 0.4 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Nëntor është 2.8 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.6 %. Gjatë muajit që kaloi çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike kanë shënuar një rritje prej 0.8 %. Më i shtrenjtë ka qenë ky muaj edhe për konsumatorët e duhanit dhe pijeve alkoolike. Përjashtim nuk kanë bërë as grupet e tjera si ai i veshjeve dhe këpucëve, grupi i transportit dhe grupi i shërbimit arsimor ku çmimet janë rritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›