E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak në Patos

 

FIER- Këshilli Bashkiak i Patosit ndryshon kryetarin, pas një mbledhjeje të zhvendosur në qytetin e Fierit. Duke parë situatën e shkaktuar në ambientet e këshillit të Patosit, këshilltarët e djathtë zhvilluan dje një mbledhje në qytetin e Fierit pa praninë e këshilltarëve të majtë. Në unanimitet, këshilltarët që përbënin shumicën kanë vendosur shkarkimin i ish-kryetarit Maksim Goga. Në vendin e Gogës ata kanë votuar Leonard Behajn nga Partia Demokratike. Në këtë mbledhje këshilltarët miratuan edhe pagat e punëtorëve të gjelbërimit të qytetit, të cilët për ditë të tëra  kanë protestuar në mënyra të ndryshme, brenda dhe jashtë Bashkisë së Patosit. Po dje është zhvilluar edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak në Burrel. Sipas burimeve, ka pasur probleme me fondin për bursat e studentëve. Nga 15 këshilltarë, janë gjetur 16 fletë votimi, gjë që solli edhe pezullimin e mbledhjes.         m.r/h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›