E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllezërit përleshen me policinë

 

TIRANE - Dy vëllezër teksa po vidhnin një motor në afërsi të Shkollës së bashkuar në kryeqytet, janë pikasur nga forcat e policisë, por në vend që ta linin objektin e vjedhur, kanë hipur në të dhe janë larguar me shpejtësi. E vendosur për t'i kapur, një patrullë policie nga Komisariati Nr. 4 i ka ndjekur nëpër rrugicat e errëta të Alliasit, deri në afërsi të shtëpisë së tyre. Por dy vëllezërit autorë të vjedhjes, Fabian dhe Ermal Bidaj, 18 e 24 vjeç, nuk e kanë lënë me aq "punën" e tyre. Jo vetëm që nuk i janë dorëzuar policisë, por kanë nisur t'i fyejnë, t'i qëllojnë me grushte, duke u përleshur me ta. Në këtë moment, dy efektivave të policisë, u është dashur që të kërkojnë përforcime, për të neutralizuar situatën dhe që t'iu vinin në ndihmë për të arrestuar vëllezërit që nuk bindeshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›