E Diel, 1 Nëntor 2026

Jamie Foxx, së shpejti me album të ri

09/04/2005  Nga ekrani i madh te studiot e regjistrimit dhe duket se ky qënka një vit i artë për Jamie Foxx. Aktori amerikan, i nominuar për çmimin Oscar, në interpretimin e jashtëzakonshëm të rolit të Ray Charles në filmin “Ray”, mësohet se do të inçizojë një album, që pritet të dalë së shpejti. Foxx, përveçse është i impenjuar në shesh xhirimin e “Miami Vice”, është duke punuar për albumin e tij të dytë: “Southern Gentleman”, ku është parashikuar pjesëmarrja e repistave të kalibrit të 50 Cent dhe Snoop Dogg.

E megjithatë, ky është një projekt, i cili vazhdon të mbetet ende mister, për të cilin Foxx, gjatë një interviste të dhënë për Mtv.com ka deklaruar: “Kam 3000 këngë gati, mjaftueshëm për t’i kënduar gjithë jetën!”. Në këtë mënyrë, tributi i Foxx për Ray Charles-in e madh, që u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare në 10 qershor të vitit të kaluar, nuk është vetëm një provë talenti si aktor, por dëshmon qartë edhe pasionin e tij të madh për muzikën.

I lidnur në 1967 në Teksas, me emrin e vërtetë Eric Morlon Bishop, Foxx, është inkurajuar nga e ëma e vet që të luaj në moshën 13-vjeçare, ndërsa formoi dhe grupin e tij të parë R&B. Përveç interesit për muzikën, në vitet ’90, Foxx ka spikatur si imitues dhe humorist në shfaqje të suksesshme si “Living Color” dhe “The Jamie Foxx Shoë” për t’u shfaqur më pas në pjesë më të rëndësishme si “Çdo e diel e malluar e Oliver Stone në 1999, dhe “Collateral” në 2004 e drejtuar nga Michael Mann.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›