Mima: Bizneseve do tu rimbursohen taksat që kanë paguar tepër
01/04/2009 Taksa e re për automjetet në kryeqytet rritet 1 mijë lekë
Bizneset e vogla nuk penalizohen nga prezantimi i taksës së sheshtë prej 10 për qind që ato duhet të paguajnë në fund të tremujorit të parë për vitin 2009 për aktivitetin e vitit 2008. "Nuk bëhet fjalë për asnjë taksë të re", - deklaroi dje zëvendësministri i Financave, Florion Mima. Ai tha se bizneset e vogla, të cilat paguajnë kuotat fikse në Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera të vendit, në përfundim të vitit do të duhet të bëjnë rakordimet me pushtetin qendror, duke dorëzuar një deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve. "Ne presim që në fund të këtij procesi shumica e bizneseve, jo vetëm që nuk duhet të paguajnë taksë shtesë, por në të kundërt, pjesa më e madhe e tyre do të rimbursohen për tatimin e paguar tepër në komuna dhe bashki", - tha Mima. Për sa i përket rimbursimit, Mima tha se, ai do të përballohet totalisht nga fondet e pushtetit qendror dhe nëse do të ketë të ardhura shtesë ato do të transferohen pranë pushtetit vendor. "Kjo është e vërteta e vetme në lidhje me taksën e sheshtë", - vijoi ai. Ndërkaq, në fjalën e tij sqaruese zëvendësministri i Financave Mima, theksoi se Bashkia e Tiranës ka rritur taksat dhe tarifat vendore. Sipas Mimës, këto detyrime vetëm nga viti 2007 në vitin 2008 janë rritur me një ritëm nga 25 - 40 për qind. Sipas zëvendësministrit Mima, këtu mund të përmendet taksa e gjelbër, e cila sipas tij, si një taksë e përkohshme është miratuar vetëm nga Këshilli Bashkiak, pa autorizim ligjor specifik, apo tarifa e pastrimit, taksa e pasurisë. Mima shtoi se me vendim të njëanshëm të Këshillit Bashkiak është shtuar një taksë e re, që ka të bëjë me të gjitha kamionçinat, kamionët, mikrobusët, autobusët që nuk kanë targa të Tiranës, por që hyjnë për furnizime apo transport në kryeqytet, do të duhet të paguajnë 1 mijë lekë taksë. Këtë veprim të Bashkisë së Tiranës, Mima e konsideroi një çmenduri të vërtetë. "Mjafton një përllogaritje e thjeshtë për të parë që një biznes i vogël që viziton Tiranën rreth 40 - 50 herë në vit, do të duhet që vetëm me këtë taksë të paguajë pothuaj të njëjtën shumë që ai paguan sot si taksë për biznesin e vogël", - deklaroi ai.
Afati
Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha duhet të deklaronin bilancet e tyre për vitin 2008 deri më 31 mars. Në bazë të këtyre pasqyrave financiare veç bizneseve të mëdha, edhe bizneseve të vogla u ka lindur për herë të parë detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin e vitit 2008. Deklarimi është bërë me anën e një formulari tip në administratën tatimore.
Raporti: Kalimet e pronësisë në sipërfaqet e tepërta bujqësore ende pa zgjidhje
KLSH: Të zgjidhen ndërtimet e vitit 1992
Çështjet e ndërtimeve të bëra deri në vitin 1992 kanë mbetur pa zgjidhje. Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të hartojë një akt ligjor në lidhje me këtë çështje, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Sërish këto troje mbeten pa zgjidhje, pasi rekomandimi edhe për vitin 2008 ka mbetur i pazbatuar. Propozimet jo vetëm që kanë mbetur pa zgjidhje, por për to nuk është kthyer as përgjigje dhe nuk janë marrë parasysh. Ky është vërejtja që specialistët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë dhënë në raportin vjetor, i cili ka mbërritur një ditë më parë në Kuvend, për diskutim dhe miratim. “Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar ZQRPP-së që në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të hartojnë një akt nënligjor për zgjidhjen e problemeve të trojeve të dhëna gjatë viteve 1992 e në vazhdim në të cilat është dhënë leje ndërtimi nga KRRT-të përkatëse, por nuk është zgjidhur në mënyrë ligjore marrëdhënia me truallin me organet e pushtetit vendor sipas juridiksionit territorial”, - theksohet në raport. Bëhet fjalë për banesa, apo ndërtime të tjera, të cilat edhe pse kanë përfunduar në atë kohë, rezultojnë ende të paregjistruara. “Seksionet e Financave të ish-këshillave të rretheve kanë realizuar kontrata shitblerjeje trojesh me individë dhe subjekte të ndryshme mbi bazën e akteve ligjore në fuqi. Në kushtet kur këto subjekte apo individë në atë kohë nuk kanë realizuar kontrata noteriale si kusht për regjistrimin e pronës pranë ZRPP-ve dhe në kuadër të këtij detyrimi mbetet problem se cili institucion do të jetë palë në cilësinë e shitësit”, - theksojnë ekspertët. Për parcelizimet e kryera në vitet 1990 – 1993 në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore të viteve përkatëse janë dhënë leje ndërtimi madje disponohet gjithë dokumentacioni përkatës dhe janë bërë investime, por nuk është bërë zbardhja e lejes së ndërtimit.
Toka bujqësore
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar ZQRPP-së që në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Bujqësisë t’i propozojnë Këshillit të Ministrave rregullimin me akt ligjor të kalimit të pronësisë për sipërfaqet e tepërta të tokës bujqësore, që posedohen nga fermerët mbi sipërfaqet e fituara me aktet e marrjes së tokës në pronësi. “Ndryshimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zonën urbane të fshatit, vendim i cili nuk përputhet me pikën 12⁄1 fshat për vitet 1974 - 1990 të rregullores nr. 184 datë 08.04. 1999”, - thanë ekspertët.
Prona publike
Gjatë vitit 2009 në fokus të kontrolleve që ushtron Kontrolli i Lartë i Shtetit do të jetë prona dhe fondet publike. Sipas raportit, kontrolli për administrimin dhe regjistrimin e pronës publike do të shtrihet në 6 subjekte specifike në këtë fushë dhe veç kësaj do të ketë kontrolle edhe në mënyrën e privatizimit të pronës shtetërore.
Kontrollet
Objekt kontrolli do të jetë edhe zbatimi i detyrimeve të ndërsjella në fushën e koncesioneve të bëra vitin e kaluar, dhënia e objekteve me qira dhe vjelja e saj, si edhe dhënia e licencave të ndryshme, apo kontrolli i veprimtarisë në 7 shoqëri publike të menaxhimit dhe përdorimit të fondeve publike.