Lyhet me benzinë, 18-vjeçari i vë flakën vetes
Nje 18-vjeçar, nga fshati Sopot i komunës Tropojë e Vjetër, ka hedhur benzinë mbi trupin e tij dhe më pas i ka hedhur shkrepsen e ndezur vetes duke i vënë flakën. Babai i ka ardhur ne ndihme duke i shuar flaket me batanije
TROPOJË -Një i ri nga Tropoja, ka tentuar ti japë fund jetës, duke u vetëdjegur me benzinë. E.G, 18-vjeç, nga fshati Sopot i komunës Tropojë e Vjetër, ka hedhur benzinë mbi trupin e tij dhe më pas i ka hedhur shkrepsen e ndezur vetes duke i vënë flakën. Fatmirësisht i riu ka mundur të shpëtojë falë ndihmës së dhënë nga babai.
Në momentin e ngjarjes brenda në dhomën e fjetjes, ka hyrë me shpejtësi i ati, i cili i ka hedhur një batanije duke fikur flakët. 18-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit dhe më pas është transportuar me helikopter për në Tiranë.
Nuk dihen ende motivet e vërteta që e çuan të riun të ndërmerrte një veprim të tillë. Babai tha se kohët e fundit i biri ishte në gjendje depresioni.
(d.b/BalkanWeb)