Deri në zgjedhje, asnjë transferim për të dënuarit
27/05/2009 Drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra, ndalon lëvizjet në burgje gjatë muajit qershor
Ambasadori spanjoll e ministri Alibeaj shohin projektin e zbatuar në burgun e Fushë-Krujës
TIRANË- Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve urdhëron ndërprerjen e të gjitha transferimeve nga njëri institucion në tjetrin deri në fund të muajit qershor. Shkak për këtë urdhër edhe pse transferimet kanë qenë të domosdoshme për të lehtësuar mbipopullimin, janë bërë zgjedhjet e datës 28 qershor. Kjo u bë e ditur dje kur ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dhe Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve vizituan dje burgun e Fushë- Krujës. Vajtja në këtë burg kishte të bënte me përfundimin të projektit “Mbështetje për implementimin e një programi aktivitetesh dhe masash që të mundësojë riintegrimin e të dënuarve dhe të dënuarave me heqje lirie”. Gazmend Dibra, kreu i Burgjeve, është shprehur se të gjitha drejtoritë e institucioneve përkatëse duhet të përgatisin listat e personave të dënuar dhe paraburgosur që kanë aktualisht për t’i paraqitur në komision në datë 28 qershor. Me qëllim që të mos krijohen keqkuptime dhe zgjedhjet në institucione të jenë sa më të qarta dhe pa probleme, transferimet ndërpriten për të rifilluar pas datës 28 qershor. Sipas Dibrës, secili nga të dënuarit ka të drejtën e votës dhe nuk duhet t’i mohohet një gjë e tillë. Po kështu institucionet përkatëse do të kenë komisionin e tyre për të numëruar votat dhe më pas për të bërë kalimin në qendër. Të dënuarit aktualisht janë pajisur me karta identiteti dhe një pjesë e tyre kanë pasaporta. Për Drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, terreni në burgje për zgjedhjet e 28 qershorit është përgatitur dhe nuk do të ketë asgjë jo normale. Janë rreth 4000 të dënuar dhe paraburgosur që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa mes tyre është një pjesë e të miturve që përjashtohen.
Projekti i burgjeve
Projekti u zbatua nga Agjencia spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID). Ai u bë në kuadër të reformimit të sistemit të vuajtjes së dënimit në vend dhe ka kushtuar 210 mijë euro. Nga ky projekt do të përfitojnë shumë të dënuarit. Deri tani është zbatuar hapi i parë i projektit për të kaluar më pas edhe në të dytin që ka të bëjë me ngritjen e klasave për dhënien e kurseve të ndryshme. Ndërsa bëhet e ditur se të dënuarve do t’u mësohet edhe gjuha e huaj dhe do të jepen mësime të tjera në kompjuter. Pas përfundimit të kurseve dhe shkollës, diploma do të jetë e vlefshme njësoj si ajo e shkollës së përgjithshme. Të dënuarit kanë shprehur të gjithë dëshirën për të mësuar gjuhë të huaj dhe vazhduar shkollën nëntëvjeçare. Ndërkohë që risocializimin e të dënuarve në shoqëri nëpërmjet formimit të tyre profesional dhe organizimit të aktiviteteve terapeutike.
Kurset e zanatit
Projekti u aplikua në dy institucione penitenciare, atë të Fushë-Krujës dhe Vlorës, dhe përfituan 150 të paraburgosur si dhe u trajnuan 136 persona nga sektori social dhe 20 nga sektori juridik. Projekti i erdhi në ndihmë stafeve të Shërbimit të Kujdesit Social dhe atij Juridik, nëpërmjet asistencës së specializuar të ekspertëve spanjoll në fushën e së Drejtës Penale dhe Kriminologjisë, si dhe ekspertëve në fushën e Psikologjisë për Sistemin e Vuajtjes së Dënimit. Në fazën e dytë të tij ky projekt synon zhvillimin e kurseve formuese dhe profesionale që do zhvillohen si: Përdorimi i kompjuterit dhe mësimi i programeve bazë, gjuhë e huaj–anglisht, mekanik-saldator, zdrukthëtari, hidraulik, luleshtari, mekanik-xhenerik si dhe njohjen e tyre brenda arsimit profesional shtetëror.