Rama: Letërnjoftime falas për personat pa pasaportë
19/03/2009 PS lëshon propozimin e radhës
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama bëri dje publik propozimin e kësaj partie për procesin e pajisjes së votuesve me kartat e identitetit. “U shtrojmë të gjitha palëve në Kuvendin e Shqipërisë një propozim konkret, që mendojmë se duhet të kthehet në ligj një orë e më parë për të shpëtuar zgjedhjet dhe nderin e vendit tonë duke u dhënë të gjithë shqiptarëve e shqiptareve që s’kanë pasaportë mundësinë e aplikimit, pavarësisht nëse gjendje e tyre ekonomike nuk ua lejon. Këta shtetas duhet ta marrin kartën falas, nëse aplikojnë përpara 28 qershorit”, - vuri në dukje Rama lidhur me këtë çështje. Madje, duke zbardhur më tej propozimin e PS-së, kreu socialist u shpreh se “aplikimet e të gjithë shtetasve me pasaportë duhet të ndërpriten deri më 28 qershor dhe një fushatë intensive sensibilizuese duhet të fillojë për të çuar në sportelet e aplikimit të gjithë zgjedhësit pa pasaportë”. Sipas tij, ky qëndrim i PS-së ndër të tjera mori shkas nga vetë të dhënat zyrtare aspak optimiste lidhur me fluksin e aplikimeve për kartë identiteti në raport me kohën e mbetur deri në zgjedhje.
Optimizmi
“Vazhdojmë të besojmë se procesi mund të shpëtohet dhe se procesit duhet t’i jepet një shans nga Buxheti i Shtetit duke garantuar aplikimin për kartë identiteti për çdo shtetas pa pasaportë, që sot nuk e bën aplikimin pasi gjendja ekonomike nuk ia lejon.” Detyra
“Të gjitha palët të japin kontributin maksimal që të gjithë shqiptarët të kenë të drejtën për të votuar dhe asnjë prej tyre të mos e humbasë këtë të drejtë, që asnjë shqiptar të mos kthehet pre e pazareve të paligjshme për të blerë votën e tij apo të saj.”