E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institucionet financiare jorezidente, depozitat zënë 91 për qind të totalit



Depozitat me afat, të vendosura në institucione financiare jorezidente, përfaqësojnë vendosjet kryesore në këto institucione, rreth 91 për qind në tetor 2008. Ato ndiqen nga llogaritë rrjedhëse, të cilat përbëjnë rreth 5.2 për qind të vendosjeve dhe huat dhënë këtyre institucioneve me peshë 3.8 për qind. Rreth 67.5 për qind e depozitave në institucione financiare jorezidente në fund të muajit tetor, janë me afat maturimi deri në një muaj. Struktura e marrëdhënieve me institucionet financiare jorezidente sipas shteteve ku ato operojnë, pasqyron politikën e bankave për të investuar fondet e lira pranë bankës mëmë, kryesisht në vende si Greqi, Itali, Austri etj. Marrëdhëniet e bankave që operojnë në tregun shqiptar me institucionet financiare jorezidente që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbëjnë vetëm 0.12 për qind të totalit të këtyre marrëdhënieve. Aktivet e sistemit bankar u rritën në 3-mujorin e tretë të vitit me rreth 50.06 miliardë lekë, ose 6.2 për qind.

Korrik-shtator, rritet kapitali aksioner i bankave

Në 3-mujorin e tretë të vitit 2008, kapitali aksioner i sistemit u rrit me rreth 4.5 miliardë lekë, apo 6.5 për qind, duke arritur në 68.5 miliardë lekë në fund të shtatorit 2008. Këtë tremujor, të tre grup-bankat kanë prezantuar rritje të kapitalit aksioner. Performanca e sistemit bankar, e matur në vlerë absolute, nëpërmjet rezultatit neto, ka qenë më pak e mirë se një periudhë më parë, ndërkohë që treguesit e tjerë që vlerësojnë cilësisht efektivitetin e sistemit bankar, tregojnë për një performancë të krahasueshme me fundin e qershorit. Referuar së njëjtës periudhë të një viti më parë, treguesit e efektivitetit përgjithësisht janë më të ulët, si pasojë e rritjes së shpenzimeve për provigjone gjatë vitit 2008 dhe e rritjes së shpenzimeve të veprimtarisë së bankave, ndërkohë që e ardhura operative nuk ka qenë plotësisht në nivelin e duhur, për të mbuluar shpenzimet e rritura, bënë të ditur burime të Bankës së Shqipërisë.

22 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›