Oli Ren: “Dy sfidat e Shqipërisë në integrimin e BE-së”
Intervistë e komisionerit Ren për “Euractiv”, pas publikimit të raportit. Sa ndikojnë kriza globale dhe Traktati i Lisbonës në procesin e integrimit
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit organizuar si dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vitin 2009 janë dy nga sfidat kryesore të Shqipërisë. Kështu është shprehur komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oli Ren, i cili, përmes një interviste të gjatë dhënë për agjencinë europiane “Euractiv”, ka komentuar zhvillimet në vendet e rajonit menjëherë pas publikimit të raporteve vjetore nga Brukseli. Ai ka trajtuar në mënyrë të detajuar pengesat dhe sfidat me të cilat po përballen institucionet europiane, por edhe vendet që aspirojnë për t’u bërë anëtarë të BE-së. Komisioneri Ren ka komentuar edhe idetë e hedhura për një “ngrirje” të procesit të zgjerimit për shkak të krizës financiare globale dhe bllokimit të përkohshëm të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.
Tani ekziston një interesim i gjerë për të ardhmen e zgjerimit të BE-së nga Europa Juglindore tek Europa Veriperëndimore, dhe ka pasur shumë zhurmë këto kohë rreth anëtarësimit të Islandës në BE, sidomos tani, pas kolapsit të bankave të saj.
Jo, nuk e shoh Islandën si një vend të varfër. Ky vend ka vështirësi serioze, por ka një pasuri mjaft të shëndetshme në nivel kombëtare; dhe, pas asnjë dyshim, është një vend demokratik europian, me rrënjë shumë të forta demokratike. Nëse Islanda do të aplikonte për anëtarësim në BE, unë mund të shprehem se negociatat e anëtarësimit nuk do të ishin tmerrësisht të gjata. Islanda tashmë është një vend anëtar i Zonës Ekonomike Europiane. Zakonisht unë u them miqve të mi në Europën Juglindore se nuk ka rrugë të shkurtër për t’u anëtarësuar në BE, dhe kjo është e vërtetë. Por në rastin e Islandës, marrëveshja e Zonës Ekonomike Europiane shërben si një rrugë e shkurtër në bisedimet me të. Por Norvegjia, një herë e një kohë, pasi përmbylli negociatat e anëtarësimit, vendosi që qëndrojë jashtë BE-së; mbase për shkak të pasurisë së saj, të të ardhurave vjetore që siguronte nga nafta. Ky është zëri i popullit norvegjez dhe ne e respektojnë këtë. Ne punojmë me Norvegjinë mbi bazën e marrëveshjes së Zonës Ekonomike Europiane, e cila po ecën mirë.
Nëse Islanda aplikon tani, a mundet ajo t’i bashkohet BE-së përpara Kroacisë?
Ne aplikojmë parimin e meritave për secilin vend, gjë që kupton se çdo vend kandidat mund t’i bashkohet BE-së nëse ai zbaton të gjitha kushtet, pasi të kenë përfunduar negociatat teknike. Në këtë mënyrë, kohëzgjatja e Kroacisë, apo në rastin konkret e Islandës, varet nga negociatat dhe zbatimi i legjislacionit të BE-së.
A varet, gjithashtu, edhe nga miratimi i Traktatit të Lisbonës, pasi Traktati i tanishëm i Nisës parashikon një strukturë vetëm për 27 vende anëtare, apo jo?
Ajo që mbetet e rëndësishme është se Traktati i Lisbonës do të ratifikohet dhe do të hyjë në fuqi shumë shpejt.
Europa do të ketë nevojë edhe për traktatin e kaluar, nëse nuk do të ketë këtë të tanishmin. Sepse ai do të garantojë funksionim më të mirë të BE-së; do ta bëjnë atë më efektive dhe më demokratike dhe do të përforcojë kapacitetin tonë për të vepruar në politikën e jashtme dhe në ekonominë globale.
Megjithatë, skenari i avashtë, që shihet me sy mbyllur, për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, është akoma më i shpejtë sesa skenari i mirë për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian. Prandaj nuk ekziston kontradiktë këtu dhe këto procese mund të ecin përpara në mënyrë paralele.
A parashikoni ndonjë pretendim nga vendet anëtare, të cilat mund të thonë se Islanda ka aplikuar vetëm sepse po përballet me probleme financiare?
Bashkimi Europian nuk merret me një këndvështrim të tillë që qarkullon rreth Islandës apo zhvillimit të saj. Unë ushqej simpati për popullin islandez dhe solidarizohem me ta. Unë mund të them se pas zgjidhjes së problemeve me garantimin e depozitave bankare, asnjë nga vendet anëtare nuk do të dalë kundër që Islanda të ecë përpara, në drejtim të anëtarësimit në BE. Sigurisht, nëse ajo plotëson dhe zbaton të gjitha kushtet.
Anëtarësimi në BE i një vendi nga një rajon i ndryshëm do t’i japë një moment të ri zgjerimit. Duke ndjekur zgjerimin e fundit, dhe veçanërisht, kur Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan BE-së në vitin 2007, ne kemi dëgjuar disa opinione dhe kemi lexuar disa artikuj që po pretendojnë se Bullgaria ka dhënë “sinjale jo fort pozitive”, duke paralajmëruar se zgjerimi më i madh i BE-së nuk është i mirëpritur. Si e komentoni një konstatim të tillë?
Ekzistojnë shumë shkrime për të cilat unë e kam të pamundur t’i komentoj. Bullgaria dhe Rumania janë shtete anëtare të BE-së, shumë të bindura dhe konstruktive. Të dyja kanë eksperienca të suksesshme ekonomike përgjatë këtyre viteve të fundit, të cilat kanë sjellë shumë vlera për dinamizmin ekonomik në Bashkimit Europian.
Ndonëse në të dyja këto vende ekzistojnë probleme, me gjithë progresin që është arritur gjatë viteve të fundit të bisedimeve të anëtarësimit. Madje, nëse ka progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në zbatimin e reformave gjyqësore, atje akoma ka pengesa të pashmangshme. Dhe kjo vjen sepse ne kemi krijuar mekanizimin e bashkëpunimit dhe verifikimit, i cili akoma vazhdon të aplikohet për Bullgarinë dhe Rumaninë. Ne, sigurisht, kemi probleme në lidhje me menaxhimin e fondeve të para-anëtarësimit të BE-së dhe fonde të tjera që janë dhënë në Bullgari.
Por, a nuk jeni ju përgjegjës për këtë monitorim?
Jo. Në Komision puna është drejtuar nga sekretariati i Përgjithshëm, i cili është në përgjegjësinë e presidentit të Komisionit, Hoze Manuel Baroso. Ne si Komision i Zgjerimit nuk japim mendime të caktuara që kanë të bëjnë me një shtet anëtar. Një sasi e konsiderueshme e punës bie mbi shpatullat e kolegut tim, Zhak Barot, përgjegjës për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë në Komision.
Një lobist nga një kompani ligjore belge që po punon për qeverinë bullare, së fundi është shprehur se Bullgaria pranoi një marrëveshje më të keqe se Rumania, ndonëse ajo është në të njëjtin nivel në fushën e drejtësisë dhe çështje të brendshme, në mos më mirë. Ai nuk e ka thënë tamam kështu, por duket se mund të jetë nxitur nga disa paragjykime politike që vijnë nga Komisioni Europian. Realisht, a ka paragjykime Komisioni?
Jo.
Le të kthehemi tek çështja e Ballkanit Perëndimor. Nga raportet e fundit të Komisionit duket se vetëm Kroacia ka njëfarë perspektive realisht pozitive…
Në këto dy vitet e fundit vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë progres të njëtrajtshëm, megjithëse jo të njësojtë, në drejtim të realizimit të kushteve, duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm në rrugën europiane. Përgjithësisht ka pasur progres të qëndrueshëm, por, gjithashtu ka pasur edhe ngecje. Unë mund të them se në lidhje me Kroacinë, bisedimet e anëtarësimit janë duke ecur mirë dhe shumë prej reformave po lëvizin në drejtimin e duhur. Unë e vizitova së fundi Kroacinë dhe mund të them se qeveria është duke bërë më të mirën e saj që të kapërcejë sfidat në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe në reformën e sektorit transportit detar.
Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në mënyrë të qetë, dhe dy vendet janë të afta që të kryejnë detyrimet e këtyre marrëveshjeve. Shumë reforma janë duke përparuar në këto dy vende, por akoma ekzistojnë sfida; veçanërisht në drejtim të kapacitetit administrative dhe luftës kundër korrupsionit në Malin e Zi. Ndërsa në rastin e Shqipërisë, e cila së fundi miratoi Kodin e ri Elektoral të saj, vendi do të ketë nevojë të tregojnë se mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm, në përshtatje me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, për Shqipërinë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit akoma mbetet një sfidë. Por, në të dyja rastet ka plot shembuj të progresit thelbësor. Ndërsa është e ndershme të themi se Bosnjë-Hercegovina ka qenë zhgënjyese dhe ka bërë hapa prapa gjatë gjysmës së këtij viti. Megjithatë, ne jemi duke rishikuar strategjinë tonë dhe shpresoj se sapo të përforcohet përgjegjësia dhe angazhimi vendor, dhe të përforcohet angazhimi dhe prania e BE-së, ne do ta ndihmojmë Bosnjë-Hercegovinën që të jetë më e vendosur në rrugëtimin e saj europian.
Duke pasur parasysh vrasjen e kohëve të fundit të një gazetari të famshëm në Kroaci, a është e mundur që të rishikohet procesi i anëtarësimit?
Ajo çfarë unë mendoj se mbetet thelbësore është pakthyeshmëria në realizimin e reformave ekonomike dhe ligjore. Kjo kupton në rastin e Kroacisë, se vendi, qeveria dhe agjencitë e zbatimit të ligjit do të jenë në gjendje të arrijnë rezultate konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo kupton njëherësh hetimet dhe dënimet ligjore, pasi hetimet pa dënime nuk sigurojnë një pamje shumë të besueshme. Kroacia do të duhet të provojë se është në gjendje të zbatojë seriozisht reformat e saj ligjore dhe të arrijë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Një numër vendesh në rajon, së fundi kanë treguar mospajtimet e tyre te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Serbia për Kosovën te Gjykata e OKB-së, rreth shpalljes së njëanshme të Pavarësisë; Kroacia ndaj Serbisë për gjenocid dhe Serbia thotë se do të veprojë si Kroacia për krimet e luftës. Po ashtu, Maqedonia ndaj Greqisë për konfliktin rreth emrit. Së fundi, ju thatë në Parlamentin Europian se pëlqeni që konfliktet dypalëshe të zgjidhen në strukturat dypalëshe dhe bisedimet për anëtarësimin të mos mbahen peng nga këto çështje. A e mirëprisni këtë zhvillim?
Vendet kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ju duhet të kujtoni një rast të mëparshëm të Bosnjë-Hercegovinës kundër Serbisë. Në të vërtetë ekzistojnë një numër çështjesh që po ecin në këtë drejtim në këtë moment, midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, ka nevojë për një proces pajtimi në shoqëritë dhe midis shoqërive në rajon dhe që kërkohet më tepër reflektim nga rikthimi i faqeve të së kaluarës. Unë mund të them se jo vetëm çështjet gjyqësore, por gjithashtu, është i nevojshëm bashkëpunimi midis udhëheqësve dhe popujve të këtyre vendeve në drejtim të bashkërendimit të sinqertë….
Intervista është marrë me shkurtime nga “Euractiv”, një agjenci e specializuar e informacioneve rreth zhvillimit të Bashkimit Europian.
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka
22 Nentor 2008