Kreditë me probleme, vetëm në muajt shtator-tetor rriten me 3 për qind
Vazhdojnë problemet në sistemin bankar me kreditorët. Rritja e portofolit problematik shqetëson BSH-në
Ervin Koçi
Me gjithë apelin e Bankës së Shqipërisë drejtuar bankave të nivelit të dytë për mosfrenimin e kredidhënies për sektorin e ekonomisë, rritja e portofolit problematik (kredive me probleme) duket se është kthyer në një çështje dite për sistemin bankar vendas. Rritja në masën mbi 30 për qind të kredive me probleme në harkun kohor të një viti (qershor 2007-qershor 2008) është mjaft shqetësuese dhe flet qartë për domosdoshmërinë e ndërtimit të strategjive dhe marrjes së masave sa më të shpejta parandaluese. Por, me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, duket se dy muajt e fundit ky lloj portofoli është përkeqësuar edhe më shumë, duke arritur në 3 për qind vetëm për periudhën shtator-tetor 2008. Megjithëse po mundohen që ta mbajnë sa më në kontroll situatën, ekspertët e BSH-së pranojnë faktin se “portofoli me probleme” përsa u përket kredive, është jo i vogël dhe me tendencë rritëse. Por, sipas tyre, “jo të gjitha kreditë që nga bankat private klasifikohen brenda këtij portofoli janë domosdoshmërisht të grupit ‘kredi të këqija’ ç’ka nënkupton kreditë që rrezikojnë moskthimin”. Ky grup, për ekspertët e BSH-së, të cilët monitorojnë edhe Regjistrin Kombëtar të Kredive, përbën aktualisht një përqindje mjaft të vogël, që nuk ka asnjë rrezik për sistemin bankar në vend.
Kredia me probleme
Tremujori i tretë i vitit 2008 shënoi zyrtarisht rritjen e portofolit të kredive me probleme të sistemit bankar me 4.3 për qind, kjo sipas raportit të BSH-së. Ndërsa treguesi që mat cilësinë e portofolit të kredive të sistemit “kredi me probleme/totali i kredive” u përmirësua, megjithëse në nivele jo të ndjeshme. Ky tregues përllogaritet në nivelin 4.1 për qind nga 4.3 për qind në 3-mujorin e dytë. Krahasimi i treguesit që mat cilësinë e portofolit të kredive me vendet e rajonit tregon për një cilësi të portofolit të kredive në sistemin bankar në Shqipëri në nivele relativisht të mira, krahasuar me nivelin e përgjithshëm të këtij treguesi në rajon. Raporti kredi ndaj depozitave, në të gjitha monedhat, për sistemin është rritur me 1.1 pikë përqindje, duke arritur në 54.4 për qind. Ky tregues është në nivel të kënaqshëm, por në rritje graduale gjatë 3-mujorëve të këtij viti. Detyrë e BSH-së është që detyrimisht të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxherial të tyre, në të gjitha rastet e keqpërdorimit të dukshëm të parave të portofolave të kredive.
Kredia për ekonominë
Teprica e kredisë së sistemit gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2008 shënoi rritje me rreth 30.8 miliardë lekë, ose me 8.9 për qind, nga rritja me 33.5 miliardë lekë ose me 10.7 për qind 3-mujorin paraardhës dhe nga 20.6 miliardë ose 8.6 për qind, për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe këtë tremujor, analiza e dinamikës së strukturës së portofolit të kredive dallon për ritmin më të lartë rritës të kredisë akorduar bizneseve, kundrejt kredisë dhënë individëve. Tendenca e periudhave të fundit, gjatë të cilave portofoli i kredive akorduar individëve prezantonte peshë në rritje në portofolin e kredive, ka ndryshuar kah në tremujorin e dytë, duke u prezantuar në rënie krahasuar me periudhën e mëparshme dhe vazhdon edhe në këtë 3-mujor të tretë të vitit.
Kredia për pasuritë e paluajtshme
Klasifikimi i kredisë sipas subjektit të kredisë (biznes dhe individë) dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, dallon në 3-mujorin e tretë të vitit 2008 peshën më të madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve, me 23.0 për qind, të tepricës totale të kredisë, pasuar nga “investimet në blerje pajisjesh” të bizneseve, me 18.6 për qind të totalit. Ndërsa, struktura e kredisë sipas degëve të ekonomisë në shtator 2008 (referuar vetëm klientëve rezidentë) vijon të mbetet pothuaj pa ndryshime të dallueshme. Vlerësojmë se struktura paraqitet përgjithësisht e diversifikuar duke ofruar mundësi për stabilitet të portofolit të kredive nga pikëpamja cilësore. Megjithatë, sektori i bujqësisë ende mbetet i nënvlerësuar dhe pa mbështetje nga sektori bankar ndërkohë që kreditimi i tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, mbetet më i parapëlqyer.
22 Nentor 2008