Lipi: Pres shumë nga Kasano
23/03/2005 Trajneri i kombëtares italiane vlerëson lojtarin e Romës dhe i dërgon mesazhe “paqeje” Del Pieros
Ka filluar java që do të çojë në përballjen e rëndësishme të së shtunës, në “San Siro”, midis Italisë e Skocisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2006. Trajneri i Kombëtares italiane, Marçelo Lipi, ka filluar që tani të planifikojë formacionin e së shtunës, duke bërë llogaritë me disa probleme. Në radhë të paarë, do të mungojë Nesta, i cili nuk është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar ndaj Sampdorias, dy javë më parë. Në dyshim është edhe Vinçenco Montela, për shkak të disa problemeve fizike që e kanë detyruar të stërvitet vetëm në palestër. Në situatën aktuale, Lipi duhet ët hedhë në fushë Groson në vend të të skualifikuarit Zambrota, Materacin në vend të Nestës dhe Xhilardinon në vend të Montelës, nëse verdhekuqi nuk do të riaftësohet. Vetë trajneri italian refuzon të tregojë diçka rreth formacionit, por flet për lojtarë të veçantë, duke pritur “krahë hapur” Kasanon e duke i dërguar mesazhe të qarta Del Pieros. Në lidhje me romanistin, Lipi thotë: “Kam një dëshirë të madhe ta njoh Kasanon në fushë dhe jashtë saj, sepse pres shumë prej tij. Është hera e parë e vërtetë, kisha shumë dëshirë ta grumbulloja, sepse dua ta zbuloj, jo vetëm përsa i përket futbollit. Mendoj se në moshën 20-vjeçare mund të bësh ndonjë budallallëk, por pasataj është edhe respekti për rregullat dhe për të tjerët”. Përsa i përket mosthirrjes së Del Pieros, Lipi kërkon të sqarojë vetë lojtarin: “Nuk bëhet fjalë për një braktisje. Është e çuditshme që të lindë një çështje e tillë me personin që e ka stërvitur më shumë gjtë karrierës. Në këtë moment jam i lumtur që Del Piero ka arritur të bindë të gjithë për cilësitë e tij, edhe ata që nuk e lavdëronin deri para një muaji. Dera e kombëtares është e hapur, jo vetëm për të, por për të gjithë ata që do të tregojnë në fushë se e meritojnë të thirren”. Në fund, një batutë për çështjen Gatuzo: “Unë nuk heq dorë nga Gatuzo. Kam folur me të dhe më ka sqaruar gjithçka. E vërteta është që duhet bërë diçka në drejtimin e kontrolleve anti-doping, pasi dyuhen përmirësuar kushtet”.