Institucionet që ofrojnë shërbimet e orientimit për karrierën
Shërbimet e orientimit në BE ofrohen kryesisht nga institucionet me fonde publike, prandaj qytetarët nuk paguajnë për shërbimet e tyre. Institucionet që ofrojnë shërbime të orientimit për karrierën në shtetet anëtare të BE-së, ndonjëherë të quajtura edhe ofruesit e orientimit, kryesisht janë: institucionet e arsimit dhe formimit, shkollat, qendrat për aftësim, universitetet; shërbimet e specializuara të orientimit, agjencitë, qendrat e karrierës; shërbimet e punësimit; agjencitë private; qendra kombëtare burimore orientimi për karrierën; të tjera (qendrat komunale etj.).