Instituti i Krimeve të Komunizmit, komisioni miraton draftin
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje projektligjin për krijimin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit. Sipas diskutimeve të zhvilluara në Komisionin e Ligjeve, para se anëtarët të miratonin draftin ligjor, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, do të ketë në objekt të veprimtarisë së tij të edukojë dhe ndihmojë shoqërinë në ruajtjen e kujtesës krimet e regjimit komunist. Në nenin 17 të tij përcaktohet qartë se përjashtohen të jenë punonjës të këtij instituti anëtarët apo kandidatët e PKSh-së dhe PPSH-së, të shkolluarit në shkollat e larta politike, të Sigurimit ose Mbrojtjes së Shqipërisë a të vendeve të Traktatit të Varshavës, anëtarët apo nëpunësit e organeve të Sigurimit të Shtetit dhe ose bashkëpunëtorëve të tyre si dhe anëtarët apo bashkëpunëtorët e Shërbimeve Inteligjente të vendeve të Traktatit të Varshavës. Sipas ligjit, Instituti do të jetë institucion publik, i financuar nga buxheti i shtetit ndërsa në përbërje të tij është përfshirë edhe një bord i posaçëm arkivash. Produkt i veprimtarisë së Institutit, sipas Komisionit të Ligjeve do të jenë studimet, botimet dhe dokumentarët televizivë si dhe materialet studimore në lidhje me regjimin komunist dhe krimet e kryera prej tij ndaj qytetarëve.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010