Rama: “Vazhdojmë bojkotin, nuk ka zgjidhje pa kutitë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk tërhiqet nga hapja e kutive të votimit edhe pas deklaratave të bëra nga Këshilli i Evropës. Sipas tij, opozita nuk tërhiqet nga beteja e saj për transparencën e zgjedhjeve përfshirë kutitë e votimit, e për pasojë nuk e ndërpret bojkotin. “Dua ta theksoj fare shkoqur, se as në bashkëbisedimet e sinqerta dhe as në deklaratën e tyre zyrtare dhe as në përgjigjen e mysafirit turk, nuk dëgjova të mohohej e drejta jonë për hapjen e kutive. Askush nuk tha kutitë nuk mund dhe nuk duhet të hapen. Pa hapje të kutive, nuk ka zgjidhje të krizës”, - theksoi Rama në deklaratën e tij publike. Më tej ai theksoi se PS është e gatshme të bëjë gjithçka për të zgjidhur krizën politike që ka bllokuar funksionimin e demokracisë në Shqipëri, por siguroi se nuk do të ketë tërheqje. Rama kundërshtoi dhe ftesën publike të bërë dje nga kryeministri Sali Berisha për ngritjen e komisionit hetimor. “I them publikisht Sali Berishës se kjo betejë nuk është për një pazar, por për një parim. Kjo betejë nuk është për të shkuarën, por për të ardhmen. Kjo betejë nuk ka të bëjë me çfarë ndodhi dje, por me çfarë nuk duhet me asnjë mënyrë të ndodhë nesër. Prandaj, ofertës së qeverisë për të krijuar një komision që ndalohet hapja e kutive, duke mbuluar krimin elektoral që ndodhet në kuti dhe amnistuar në këtë mënyrë autorët e tij në të gjitha nivelet të zgjedhjeve, përmes një gjoja hetimi, ne i përgjigjemi se nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë”, - tha ai, ndërsa pohoi se opozita do ta kërkojë këtë të drejtë me të gjitha rrugët demokratike. Rama ka sqaruar se nuk mund të pranohet ngritja e një komisioni hetimor në një kohë që mazhoranca e ka deklaruar qartë kufizimin e objektit të hetimit, edhe pse Gjykata Kushtetuese thotë ndryshe. Lidhur me konsultimin e Komisionit të Venecias Rama ka pohuar se “një kryeministër që ka shkelur 20 herë në 4 vite Kushtetutën, duke dëshmuar se nuk di ta lexojë ligjin themelor të shtetit, ka nevojë të këshillohet edhe nga një institucion i respektuar si Komisioni i Venecias. Mund ta bëjë”. Më tej ai ka shtuar se opozita për asnjë moment nuk ka ndërprerë reagimin opozitar, por gjithçka është në bazë të një axhende të organizuar. “Protesta jonë është në ecje e sipër, nuk është ndërprerë për asnjë moment. Sigurisht që përshkallëzimi i saj është çështje e një plani të mirëmenduar që ecën sipas parashikimit tonë”, - përfundoi kryesocialisti.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010