KE: Zgjidhni krizën, ndryshe do vendosin organizma të tjerë
Autori i Lajmit: S. Topi
Këshilli i Evropës i bën thirrje politikës shqiptare të zgjidhë krizën. Delegacioni shpreson të arrihet progres mes palëve, ndryshe zgjidhja do të jepet nga organizma të tjerë, siç është Komisioni i Venecias. Në kuadër të zgjidhjes së situatës ai rekomandon ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 Qershorit të bazë të Rezolutës 1709, ndërsa thekson se kjo do të ishte e mjaftueshme për kthimin e opozitës në Kuvend. Kreu i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Mevlut Çavushoglu, gjatë konferencës së djeshme për shtyp sqaroi më tej se komisioni hetimor duhet të përgatisë amendime për kodin elektoral në frymën e rekomandimeve të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Opozita duhet të garantohet për një ndarje të drejtë të kryesimit të komisioneve parlamentare. Duke folur për objektivat e komisionit hetimor, delegacioni tha se të dyja palët ranë dakord që kjo të bëhet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë. Megjithatë, Çavushoglu nuk ishte në gjendje të thoshte nëse opozita do të ndërpriste bojkotin.
Deklarata
“Unë ju bëj thirrje partive politike ti japin fund krizës politike në vend. Mungesa e dialogut parlamentar bllokon punën në institucionet shtetërore. Presim që çështja të zgjidhet menjëherë, palët të rigjejnë dialogun politik dhe duke filluar dhe nga ky moment”, - bëri thirrje Çavushoglu. Megjithatë, ai është treguar i kujdesshëm për çështjen e hapjes së kutive të votimit. Përfaqësuesi i delegacioni tha se çështja e kutive nuk u prek nga diskutimet e bëra nga ana e tyre. “Ne shpresojmë në hapa pozitivë që do të merren në lidhje me çështjen e kutive. Ne shpresojmë se do të bëhet progres në lidhje me këtë çështje, ndaj nuk e kemi përfshirë në deklaratën tonë. Jam i sigurt se palët do të arrijnë zgjidhje. Nëse ata nuk e bëjnë, ne do të propozojmë rekomandimet tona”, - deklaroi presidenti i Asamblesë së KE-së. Ai shtoi se deklarata e tyre nuk është për njërën palë, është për të dyja, Qeverinë dhe opozitën, e cila sipas tij, duhet të kthehet në Kuvend. “Deklarojmë se opozita duhet ti japë fund bojkotit dhe të kthehet në Kuvend, jo për një ditë, por kthim të përhershëm. Ndërkohë bëjmë thirrje për hetim të zgjedhjeve, por theksoj se ne nuk kemi përmendur hapjen e kutive”, - theksoi ai. Në këtë pikë Çavushoglu tha se KE është e mendimit se hetimi parlamentar duhet të kryesohet nga një përfaqësues i opozitës që duhet të ketë shumicën, sipas tij, në këtë komision me qëllim që të japë propozime konkrete për ndryshimin e Kodit Elektoral, të asistuar edhe nga ekspertë të KE-së. Sipas kreut të delegacionit të KE-së, Parlamenti Evropian pret zgjidhje të çështjes dhe që kjo të bëhet shpejt nga pala shqiptare. Përndryshe ata sugjeruan organizma të tjerë siç është Komisioni i Venecias. “Ne presim dhe shpresojmë për progres në zgjidhjen e krizës. Nëse ska progres, atëherë palët le tu drejtohen organizmave të tjerë. Le të kërkojnë interpretim tek Komisioni i Venecias”, - tha ai. Çavushoglu theksoi se për momentin nuk do të bëhet ky propozim, pasi delegacioni i KE-së shpreson në mbarëvajtjen e negociatave dhe në arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë. Delegacioni i KE-së inkurajoi punën e Presidentit të Shqipërisë lidhur me negociata e bëra me krerët politikë në kuadër të zgjidhjes së çështjes. “Delegacioni vlerëson presidentin Bamir Topi dhe e inkurajon atë të vazhdojë tryezën politike”, - deklaroi kreu i Asamblesë Parlamentare të KE-së. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Mevlut Çavushoglu, theksoi se pas këtyre sugjerimeve situata që do të vijojë në politikën shqiptare do të monitorohet rreptësisht nga KE. Deklarata e kreut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vjen pas 11 orë bisedimesh me krerët e lartë të politikës shqiptare, por pa gjetur zgjidhjen përfundimtare.
Parimet për zgjidhjen e krizës:
- krijimi pa vonesa të tjera të një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, i kryesuar nga një përfaqësues i opozitës dhe në të cilin opozita të ketë një shumicë efektive;
- ky komision hetimor duhet të përgatisë amendamentet për kodin elektoral në përputhje me rekomandimet e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit dhe të Rezolutës 1709;
- opozitës do ti jepej një numër i drejtë i kryesive të komisioneve parlamentare.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010