Instituti i Pensionit, kush përfiton licensën

04/03/2005 Të marrësh një licensë për të hapur një Institut Pensioni, nuk është një biznes i thjeshtë. Për të marrë licensën personat duhet të vendosin në bankë për garanci një shumë prej 10 milionë lekësh të reja. Personat juridikë që duan të hapin një Institut, duhet të kenë të sigurtë klientelën prej 500 personash që pranojnë të derdhin kontributet në fondin e tyre. Më pas, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar me ligj dhe kategorinë e personave ose subjekteve financiare, që do të kenë të drejtë të përfitojnë licensën dhe të quhen Institucione Private Pensioni. Kështu duket se ata që do të kenë të drejtë të krijojnë një Institut Pensioni, do të jenë vetëm ata persona juridikë që e kanë qendrën në Shqipëri dhe punëdhënësi privat që ka më shumë se 100 punonjës. Punonjësit e tyre duhet të paguajnë kontribute mujore për të patur të sigurtë pensionin suplementar, për të cilin ligji parashikon që kontributet të paguhen në nivel minimal ose si një përqindje e pagës bruto të të siguruarit, pa zbritur taksat. Ndërkaq duket se jo vetëm punëmarrësit, por dhe institucionet financiare private, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, do të kenë të drejtë të marrin licensën. Në listë si kandidatë të mundshëm për të marrë licensën janë dhe punëdhënësit e institucioneve dhe enteve të tjera publike jo buxhetore. Duket se ligji me nenet e tij rregullon gjithë veprimtarinë e skemës, që nga ngritja e deri te funksionimi dhe të drejtat e atyre që sigurohen. Ligji parashikon sigurimin e pensioneve suplementare të dhëna nga institutet private të pensioneve suplementare, rregullimin e veprimtarisë së tyre si dhe kontrollin e shtetit mbi këto institute. Institutet e Pensionit do të kenë të drejtën të operojnë si shoqëri tregtare, duke blerë letra me vlerë dhe duke i shitur ato, në mënyrë që të krijojnë të ardhura, të cilat më pas do t’i shpërndahen sipas statusit të Institutit të Pensioneve. “Përfitimet që nxjerr Instituti i Pensioneve do të përdoren në mënyrë ekskluzive në dobi të personave të siguruar në të, kurse 10 për qind e fitimit neto do t'u shpërndahet krijuesve të institutit, në raport me kapitalin e futur”, thuhet në ligj. Ligji është treguar, madje, bujar me ata që do të mbajnë në këmbë skemën e pensionit suplementar, duke mos i tatuar për asnjë lloj të ardhure që do të sigurojnë për kontribuesit e vet. Ligji parashikon tre lloj institute pensionesh. Kështu, institutet mund të jenë të mbyllura, ç’ka do të thotë se janë të destinuara vetëm për të punësuarit e punëdhënësve që formojnë institutin. Institutet do të quhen të hapura, kur janë të organizuara për sigurimin edhe të personave të tjerë, sipas kushteve të përcaktuara në rregullore. Institute profesionale do të quhen ato subjekte që do të jenë të organizuara për sigurimin e atyre subjekteve, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm në një degë.
Sistemi i alternuar
Sistemi i alternuar në tri kolona
Kolona e parë – Sistem i detyrueshëm shtetëror, Sigurimet Shoqërore
Kolona e dytë – Sistem i detyrueshëm me menaxhim privat
Kolona e tretë – Sistem vullnetar me menaxhim privat
Kushtet për hapjen e Institutit
Mund të krijohen nga persona juridikë me qendër në Shqipëri
Minimumi i personave të siguruar duhet të jetë 500 vetë
Të paguajë kontribut minimal prej 500 lekësh në muaj
Të vendosë si garanci në bankë 10 milionë lekë
Të ketë autorizim të veçantë nga Inspektoriati
Të kryejë regjistrimin si shoqëri aksionere
Ku do të investojnë
Investime të sigurta për 50% të fondit të pensioneve
Interesa të konsoliduar
Obligacione të emetuara nga bankat
Obligacione të emëruara nga shoqëritë tregtare
Aksionet dhe certifikatat për tregtim në bursën e fondeve
Pasuri të luajtshme që paraqesin garanci për investime të sigurta
Toka dhe pasuri të tjera të paluajtshme që japin fitime
Evolucioni i Instituteve të Pensionit në Lindje
2000 2004
Hungaria 20 40
Rusia 3 265
Polonia 4 15
Bullgaria 0 24