Kaizerslautern me kuotë zero
03/03/2005 Në fund të sezonit, mesfushori kuqezi do të lërë Arminian dhe do të kalojë te
Skela bashkohet me Kaizerslautern
Nuk do të zgjasë më shumë se një sezon, aventura e mesfushorit tonë, Ervin Skela, në radhët e skuadrës gjermane, Arminia Bilefeld. Ka qenë vetë 28- vjeçari me nënshtetësi italiane, që fill pas fitores në Kupën e Gjermanisë, kundër Hansës së Rostokut, ka bërë të ditur se në fund të sezonit, do të lërë skuadrën e tij aktuale, Arminia dhe do të bashkohet me Kaizerslauternin. Lajmi për këtë vendim të mesfushorit tonë, është publikuar në të gjitha agjencitë më të mëdha të lajmeve. Sipas informacioneve të marra në internet, Skela gjatë ditës së djeshme ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Kaizerslauternit. Më saktë, ai do t’i bashkohet skuadrës së re, në fund të sezonit aktual dhe kontrata e re me skuadrën e kuqe të K’lauternit, do të jetë e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2007. Skela do të kalojë në fund të sezonit te K’lautern, me kuotën zero. Kjo lëvizje e Ervin Skelës vjen në momentin më të mirë për skuadrën e Arminias, e cila të martën në mbrëmje ka mundur në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, Hansën e Rostokut, duke arritur për herë të parë në historinë e saj, në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. Një sukses i madh, ky i Arminias, që vjen në vitin e 100 vjetorit të themelimit të saj. Gjithsesi, lëvizja e Skelës në drejtim të Kaizerslauternit, nuk ishte e paparashikuar. Ishte e papritur për momentin në të cilin erdhi, po në një farë mënyre pritej. Në fund të vitit që sapo lamë pas, Skela ishte nga të paktët futbollistë që nuk pranoi të rinovonte kontratën e tij me skuadrën e Arminias, gjë që të linte të mendoje se ai, fatin e tij në sezonin e ardhshëm do ta kërkonte në ndonjë klub tjetër në Gjermani. Edhe vetë trajneri i Arminias, Uve Rapolder, një ditë para nisjes për në Spanjë, ku skuadra ka kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit, pati deklaruar se, për klubin e Arminias do të ishte shumë e vështirë që të mbante në radhët e saj, futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Në fakt, trajneri Rapolder ka ngulur këmbë që Skela të qëndronte në Bielefeld, duke e parë atë, si një element kyç të skuadrës. “Do të doja që ai të qëndronte në Bielefeld. Ai është një element shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Ai është shtylla e Arminias”- pati deklaruar më parë për “Neue Ëestfalische”, Uve Rapolder, trajneri i Arminias. Gjithsesi, megjithë insistimin e tij, nuk është bërë e mundur që Skela të qëndrojë në Bielefeld. Vlonjati i mesfushës kuqezi e ka bërë zgjedhjen e tij dhe që nga fundi i sezonit aktual, do të veshë fanelën e Kaizerslauternit. Ervin Skela, deri në momentet aktuale, ka zhvilluar 52 ndeshje në Bundesligën e Parë Gjermane, me fanelat e Eintrahtit të Frankfurtit dhe Arminias së Bielefeldit, duke realizuar 8 gola. “Unë jam mjaft i gëzuar, që do të shkoj në një skuadër me shumë tradita dhe me një publik të zjarrtë”- ka deklaruar për “Reuters”, mesfushori 28- vjeçar i Arminias, Ervin Skela. Ndërkohë, te Kaizerslautern, Skela do të gjejë edhe dy shokë të vjetër në kohën, kur luanin tek Eintrahti i Frankfurtit, sulmuesin grek, Joanis Amanatidis dhe mbrojtësin Ingo Hertzsch.
SKEDA E ERVIN SKELËS
Emri: Ervin
Mbiemri: Skela
Numri i fanelës: 11
Skuadra: Arminia Bielefeld
Në skuadër që prej vitit: 2004
Skuadra të mëparshme: Eintracht Frankfurt, Ëaldhof Mannheim, Chemnitzer FC, Erzgebirge Aue, 1. FC Union Berlin, Flamurtari Vlora, SK Tirana
Datëlindja: 17.11.1976
Gjatësia (cm): 173
Pesha (kg): 68
Ndeshje në Bundesligë: 52
Gola në Bundesligë: 8
Kombësia: Shqiptare dhe Italiane
Ndeshje me përfaqësuesen: 22
TE DHENA SEZONALE
Bundesliga 1, Sezoni 2004/2005
Ndeshje: 22 Gola: 0
Kartona të kuq: 0 Asist: 4
Kartona të verdhë: 1 11 metërsh: 1 (0/1)