E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lushnja i thyen “hundët” Tiranës

03/03/2005  Lagunarët triumfojnë 1-0, në një ndeshje të dominuar prej tyre e shpresojnë për kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Lushnja ka marrë një fitore minimale 1-0, përballë Tiranës së vendit të parë në kampionat, por shumë domethënëse në luftën për një vend në gjysmëfinale. Për sfidën e pas dy javëve në kryeqytet, do të jenë më të privilegjuar. Lushnjarët kanë provuar se dijnë, jo vetëm ta vënë në vështirësi ekipin bardheblu, por edhe tw fitojnw ndaj tyre. Lushnja fiton gjysmën e garës drejt trofeut të Kupës me një pjesë të parë, qw është dominuar krejtësisht nga ta. Eshtë Lika që ka nisur aksionin, nw adresw të vendasve drejt portës, pas një goditjeje këndi të Devollit, por gjuajtja e tij e fortë përfundon jashtë. Rasti i Rrakllit i ka lënë pa fjalë bardheblutë. Pas një pasimi të saktë të Agollit, sulmuesi nuk arrin të finalizojë nga një distancë prej 5 metrash, në portën e boshatisur, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Rasti i humbur nga Rraklli ka qenë i vetmi gjatë pjesës së parë për bardheblutw. Vendasit kërkojnë me ngulm golin me sulme dhe kundërsulme. Pas një kombinimi të bukur të Arbrit me sulmuesin Nora, shkohet shumë pranë golit, por lagunarët nuk demoralizohen aspak nga kjo. Goditja e dënimit, realizuar nga Devolli kthehet nga Fakaj, por Hasalla, i cili mundohet të shfrytëzojë rastin, gjuan jashtë. Dhe, kjo ishte e disata herë që lushnjarët e shikojnë veten pranë golit. Loja nis të flasë me tone të nxehta: nga këndi Nora, godet Bika, por përsëri pa fat. Devolli është sërish me një goditje dënimi, por largon Dabulla. Edhe krosi i Likës, i cili goditet me kokë nga Byzhyti përfundon jashtë kuadratit të Nallbanit. Minutat flasin për vendasit, ndërkohë që fërshëllima e Velçanit sinjalizon përfundimin e pjesës së parë. Me rifillimin e lojës vazhdon i zjarrtë, dueli mes të dyja skuadrave. Krosi i Osujit goditet fort nga Nora, por gjirokastriti nuk e shfrytëzon siç duhet këtë rast. Tirana kërkon të freskojë sulmin dhe këtë e tregon edhe hyrja e Xhafës në lojw, në vend të Rrakllit. Goditja e dënimit në favor të bardhebluve, realizuar nga Bakalli, gjen Xhafën në zonë, por ky i fundit nuk mund të shkojë më larg se shtylla. Për Lushnjën, shfaqen shenjat e para të lodhjes. Nora nuk kombinohet mirë me Arbrin, duke shpërdoruar disa raste. Tirana nis të shfaqw vlerat e saj dhe shpirti i garës nuk ka munguar, por pa shumë rezultat. Ndërsa, Xhafa nuk mundet të finalizojë në adresë të miqve, megjithëse Tirana, gjatë pjesës së dytë po bën më shumë në drejtim të sulmit. Skuadra e Mirel Josës tenton sërish, por nuk arrin të finalizojë. Gjithsesi, fatin e këtij takimi e ka zgjidhur një 11-metërsh, i marrë nga Mile, për një ndërhyrje të parregullt të portierit Nallbani. Penalltia është transformuar në gol nga Nora. Ekzekutimi i suksesshëm i gjirokastritit e ka mbyllur në 1-0, ndeshjen e parë mes Lushnjës dhe Tiranës. Edhe pse të dyja skuadrat kanë dhënë shumë deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, për momentin, kualifikimi është në krah të Lushnjws. Ndërkohë qw është ndeshja e kthimit, ajo që vendos gjithçka, kështu që Tirana do të jetë e përqendruar 100% në këtë sfidë, pasi nuk mund të lërë t’i ikë nga duart një mundësi e artë, për të fituar të dy titujt.

Turi i tretë

Rezultatet e ndeshjeve te para

LUSHNJA - TIRANA 1:0

81’ (p) Nora (L)

FLAMURTARI – PARTIZANI 1:2

6’ Bylykbashi (P); 15’ Sisoko; 58’ Halili (P)

ELBASANI - TEUTA 3:3

10’ Kaçi (E); 56’ Hasho (T); 72’ Memelli (E); 83’ Asllani (E); 85’ D. Xhafa (T); 92’ Bespalla (T)

SHKUMBINI - VLLAZNIA 0:1

60’ Abilio (V)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›