Instituti i ri, fluks kërkesash për investime nga biznesmenë të huaj
Flet Marenglen Gjonaj, drejtor i Institutit Kërkimor të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Shkurtohet administrata, 4 muaj pa rroga dhe punë deri në 30 prill
Emanuela Sako
Instituti Kërkimor i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka filluar të ketë “klientelën” e vet që në hapat e parë. Duke marrë parasysh se ky Institut ka 3 muaj që ka filluar punën, shumë investitorë të huaj dhe shqiptarë kanë shkuar për të marrë informacione rreth kushteve meteorologjike dhe të erës për hapjen e bizneseve të tyre. Marenglen Gjonaj, drejtor i Institutit Kërkimor të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sqaroi për gazetën “Albania” se shkrirja e Akademisë dhe krijimi i instituteve të reja ka bërë që frytet e kësaj pune të duken menjëherë. Kështu, 5 grupe investitorësh italianë kanë kërkuar të dhëna për erën dhe meteorologjinë, për një objekt industrial në Laç, për të dhënat e motit nga investitorët e rrugës Lushnjë-Fier etj. Drejtori Gjonaj thekson se në këtë muaj kanë pasur një fluks kërkesash për studime hidrometeorologjike, për ndërtimin e disa hidrocentraleve të vogla në disa zona të vendit, si në Valbonë, në zonën e Lumës, Devollit, Osumit, Drinit etj.
Reforma
Shkrirja e Akademisë së Shkencave ka bërë që rreth 180 punonjës të dalin në rrugë të papunë. Reformimi i Instituteve kërkimore ka nxjerrë të papunë një numër të madh punonjësish, për të cilët qeveria në ligjin më të ri të saj u ka mundësuar qëndrimin pranë instituteve deri në datën 30 prill. Pas këtij afati, të gjithë punonjësit e administratës dhe akademik të shkurtuar nga puna duhet të gjejnë mundësi të tjera jetese. Drejtori i Institutit Kërkimor të Energjisë u shpreh se pranë këtij Instituti do të punojnë vetëm 30 akademikë ose shkencëtarë dhe vetëm 5 punonjës të administratës shtetërore. Ndërsa pjesa tjetër janë të detyruar të largohen nga ambientet e Institutit duke zgjedhur mënyrën e vet të punësimit. Pjesë e këtij Instituti kërkimor të reformuar janë bërë edhe dy Institutet që kanë qenë brenda Akademisë së Shkencave, Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Qendra e Kërkimeve Hidraulike. Instituti i parë ka pasur pjesë të organikës 25 akademikë dhe 52 punonjës të administratës shtetërore, ndërsa instituti i dytë, në organikë ka pasur 5 akademikë dhe 25 punonjës të administratës shtetërore. Ndërkohë që me krijimin e Institutit Kërkimor të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në janar 2008, kjo organikë do të shkrihet. Sipas Drejtorit Gjonaj, numri i punonjësve të mëparshëm ishte i tepërt dhe dëmshëm për të ardhurat e shtetit. Shteti nuk ka të drejtë të paguaj gjithë këta punonjës pasi funksioni i tyre nuk është i nevojshëm. Të gjithë personat që do të largohen nga institutet, janë shoferët laborantë, financierë etj, që puna e tyre mund të mbulohet nga 1 person. Ndërsa për vonesat e pagave prej 4 muajsh, Këshilli i Ministrave, pak ditë më parë që vendosur që punonjësit dhe akademikët do ta marrin pagën e prapambetur në muajin prill. Ky afat është lënë për të krijuar një mundësi për të gjetjen e një mundësie të re punësimi.
Vonesat e pagave
Punonjësit janë ankuar se nuk kanë marrë pagën mujore, ndërkohë që nuk iu është komunikuar zyrtarisht largimi nga puna. Të gjithë këta punonjës të administratës, rreth 60 persona, aktualisht punojnë pranë Institutit të reformuar, pasi nuk kanë vendosur ende të largohen. Ndërkohë që qeveria në një nga vendimet e saj të fundit për të lehtësuar situatën u ka dhënë mundësinë që deri në 30 prill do të përfitojnë pagën e përhershme, ndërsa më pas janë të lirë të largohen në bazë të zgjedhjeve personale. Drejtori Gjonaj sqaroi se, personat që i plotësojnë kushtet i ka përzgjedhur, janë të dijeni, megjithëse ende nuk është bërë asgjë përfundimtare. Ndërsa pjesa tjetër, që nuk është njoftuar, detyrimisht është larguar nga puna. Për arsyet e përzgjedhjes pagat nuk i ka marrë edhe personeli i akademikëve që do të qëndrojnë në punë për kërkimet shkencore.
Shkrirja e Akademisë
Shkrirja e Akademisë dhe krijimi i Instituteve të reja Kërkimore Shkencore është bërë që edhe ndërmjet personelit të Akademisë të ketë përzgjedhje. Drejtori i Institutit Kërkimor të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit u shpreh se një ndër kushtet kryesore për të punuar pranë instituteve shkencore është të kesh mbrojtur tituj shkencorë, siç është doktoratura. Ndërsa titulli ”Master” është i pranueshëm, por nëse këtij titulli nuk i shtohet ”Doktoratura”, atëherë shanset për të punuar pranë Institutit Shkencor janë të pakta. Kjo bëhet në mënyrë që të rinjve që kanë tituj apo grada shkencore të kenë më tepër mundësi që të jenë pjesë e organikës së kërkimeve shkencore. Kërkimet shkencore do të vendosen në universitete, ku të gjithë këta shkencëtarë apo akademikë që do të punojnë në këto institute do të jenë dhe pedagogë në universitet për të përgatitur shkencëtarët e rinj. Ndërsa një pjesë e instituteve të shkrira nuk ishin të afta për shkencë, kryesisht ato që funksiononin pranë ministrive. Për drejtorin Gjonaj shkrirja e Instituteve të Akademisë do të lehtësonte shtetin nga shpenzimet e kota që jepte për një numër punonjësish të panevojshëm.
Përzgjedhja e akademikëve
Përzgjedhja e akademikëve që do të punojnë në institute shkencore do të bëhet në bazë të titujve dhe gradave shkencore, si dhe përvojës së punës dhe aftësive që ata kanë për të kryer kërkime shkencore. Njëkohësisht do të përdoret edhe metoda e të qëndruarit në provë. Nëse një person që kërkon të bëhet pjesë e kërkimeve shkencore është i ri në moshë dhe ka mbrojtur titullin “Master”, do të qëndrojë në provë dhe me pagesë, për një afat kohor 6-mujor apo njëvjeçar dhe ai duhet të mbrojë doktoraturën. Nëse një studiues rezulton i aftë dhe i vlefshëm për institutin, atëherë ai do të qëndrojë në punë, në të kundërt është i detyruar të largohet nga puna. Ndërsa një akademik i formuar profesionalisht, me tituj shkencorë dhe që është i aftë për punë kërkimore, mund të qëndrojë pa një afat kohor të përcaktuar.
Ligji i ri
Në bazë të ligjit të sapomiratuar, numri i akademikëve do të shkojë deri në 30, por do të ketë edhe 15 anëtarë korrespondentë. Ndërsa përsa i përket përbërjes kjo Akademi përbëhet nga dy pjesë, që janë akademikët dhe institutet. Ligji i ri e lë Akademinë pa institute dhe këto të fundit i tjetërson dhe transferon në universitete. Janë pikërisht 13 institute të ndara në dy grupe, Shkencat Natyrore Teknike dhe Shkencat Shoqërore Albanologjike, të cilat do të kthehen në universitete dhe mund të jenë kështu një shans për t’u punësuar disa prej punonjësve të këtyre instituteve. Ish-sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave, Eduard Sulstarova, ka bërë të ditur se do të jetë vetëm gjysma e këtyre punonjësve që do mund të punësohen në këto universitete. Për këtë ai është shprehur: “Nga 200 punonjësit e përjashtuar nga ligji i ri vetëm 50 për qind rreth 100 persona do të punësohen në institute”. Ndërkohë që, për Institutet e Shkencave Natyrore shkurtimet do të jenë edhe më drastike, sepse shansin për të mbetur ende në punë do ta kenë më pak se 50 për qind e punonjësve.
31 Mars 2008