E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet në kërkim 22-vjeçari për përdhunim



LUSHNJE - Një 22-vjeçar nga qyteti i Lushnjës është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar bashkëqytetaren e tij 17-vjeçare. Burime zyrtare të policisë së Lushnjës thanë se, "shtetasi Klodian Ahmeti është shpallur person në kërkim për veprën penale të përdhunimit". Rreth orës 17.00 të ditës së djeshme, 17-vjeçarja D.D., nga qyteti i Lushnjës, ka denoncuar se është përdhunuar forcërisht nga 22-vjeçari Ahmeti, ndërsa ka treguar para hetuesve të policisë shenjat e dhunës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit të shpallur “person në kërkim policor”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

31 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›