E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Sequi: Me rëndësi Plani i Veprimit, të hidhen hapa konkretë

TIRANE - Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të Integrimit, ku theksoi rëndësinë e Planit të Veprimi për integrimin e vendit.

Ambasadori Sequi nënvizoi se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje punën për reformën zgjedhore e parlamentare, duke cilësuar si domosdoshmëri miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.  Sipas Ambasadorit të BE-së, Plani i Veprimit duhet të hidhet në hapa konkretë.

Ambasadori theksoi gjithashtu se vullneti politik është çelsi për realizimin e reformave ndërsa shtoi se një provë e mirë e këtij suksesi është edhe konsensusi që u arrit për Avokatin e Popullit.

Gjithashtu Sequi ka vlerësuar edhe rolin e shoqërisë civile për përmbushjen e reformave në vend. “Shoqëria civile është e lidhur fort me publikun dhe ajo ka rol në demokraci dhe në shtetin e së drejtës”.

Ndër të tjera zoti Seqiu bëri të ditur se drejtori i Zgjerimit në KE, Stefano Sanino, do të vizitojë sërish Shqipërinë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›