Integrimi në BE kalon nga pagesa e ujit
Në Perëndim ekziston parimi "kush konsumon, paguan" dhe duke qenë se aspirata e Shqipërisë është integrimi në BE, jemi të detyruar t‘u përmbahemi këtyre normave. Aktualisht, ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, bashkë me problemet financiare që ata kishin. Qeveria ka ndërhyrë disa herë për të shlyer borxhet që ndërmarrjet kishin ndaj KESH-it, sa herë që u ndërpritej furnizimi me energji elektrike. Një situatë e tillë vazhdon edhe sot, me detyrime të shumta, madje duke rrezikuar furnizimin e popullatës, pasi ndërprerja e dritave vazhdon ende. Për këtë shkak, ministri përgjegjës për sektorin, Sokol Olldashi, ka bërë të qartë se ndërhyrjet për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë duhet të jenë afatgjata, por më parë nevojitet një mirëmenaxhim, në mënyrë që t‘i jepet fund subvencionimit.
"Ne duhet të kemi një sektor shërbimi të ujësjellësve dhe kanalizimeve, që aktualisht është i subvencionuar nga qeveria, i cili të jetë i financuar nga tarifa që ai i faturon dhe mbledh nga konsumatorët e këtyre shërbimeve. Kjo është totalisht në përputhje me principin e KE-së, që thotë se "përdoruesi paguan" për shërbimet", tha dje ministri i Punëve Publike gjatë konferencës "Standardet e performancës për kompanitë e ujit, ekuilibri midis të mundshmes dhe përputhshmërisë".
Ministri i vuri theksin rëndësisë që ka pagesa e faturës së ujit të pijshëm. Nëse të gjithë do të vepronin në linjën e duhur, atëherë edhe mbështetja nga Bashkimi Europian me fonde do të jetë i qëndrueshëm. Sipas Olldashit, ndërmarrjet e ujësjellësve po vuajnë edhe mungesën e specialistëve të fushës, të cilët në shumë raste janë nën presionin e politikës. "Këta profesionistë të afirmuar duhet të jenë të imunizuar nga ndërhyrjet politike dhe t‘i raportojnë një bordi të pavarur të zgjedhur nga këshillat lokale të qeverisjes vendore", theksoi ministri.
Qeveria ka realizuar në pjesën më të madhe transferimin e pronësisë të kompanive të ujësjellës-kanalizimeve qeverive vendore dhe tashmë pretendon se zgjidhjen e problemeve i ka në dorë bashkitë dhe komunat.
Kreu i punëve publike gjati rastin të kritikonte punën e bërë nga bashkia më e madhe në vend. "Që nga shtatori i vitit 2007, Bashkia e Tiranës po dëshmon një sjellje totalisht të papërgjegjshme, duke refuzuar përgjegjësitë e veta ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe duke përdorur për këtë refuzim vetëm pretekste të turpshme", tha ministri, duke shtuar se bashkisë i është dhënë e gjithë autonomia.
Financat
Problem serioz për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve mbeten borxhet e mëdha. Bashkitë pretendojnë se detyrimet janë trashëguar nga koha kur qeveria qendrore menaxhonte ujësjellësit, por Ministria e Punëve Publike thotë të kundërtën. "Nuk është i vërtetë pretendimi i Bashkisë së Tiranës për bilancin e rënduar të Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tiranë, pasi është ndërmarrja me bilancin më pozitiv financiar dhe me një fitim të qartë neto", veçoi ministri, i cili nuk la pa kritikuar edhe bashkitë e tjera socialiste, si Durrësin apo Fierin. Zgjidhja e vetme mbetet pagesa e ujit dhe me koston reale. "Ne do të vazhdojmë programin tonë të subvencionimit, por jo pa fund", tha Olldashi. Sipas programit të bërë publik prej dy vjetësh, subvencioni do të vijë duke u pakësuar, deri në zero, ndërkohë që as që mund të mendohet më që në fund të vitit qeveria do të mbulojë faturat e papaguara të Sha-ve.
Bashkia E Tiranës
"Që nga shtatori i vitit 2007, Bashkia e Tiranës po dëshmon një sjellje totalisht të papërgjegjshme, duke refuzuar përgjegjësitë e veta ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe duke përdorur për këtë refuzim vetëm pretekste të turpshme", tha ministri, duke shtuar se i është dhënë autonomi e plotë