Shqipëri-Kosovë, diploma të binjakëzuara
Gjimnazistët shqiptarë dhe ata kosovarë do të jenë më pranë njëri-tjetrit. Kjo jo vetëm për udhëtime turistike, njohëse të dy vendeve, por edhe për të qenë më pranë sistemit shkollor.
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, priti dje delegacionin e Ministrisë së Arsimit së Kosovës të kryesuar nga zv.ministri Agim Hyseni. Zv.ministri i paraqiti ministrit Tafaj një tablo të ecurisë së zhvillimit të arsimit në Kosovë, si dhe të fushave të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Duke shprehur mbështetjen e plotë të tij lidhur me projektet e bashkëpunimit, ministri Tafaj trajtoi si çështje me rëndësi shkëmbimin e eksperiencave në arsimin parauniversitar të të dyja vendeve.
"Të rinjtë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të prekin realitetet e të dyja vendeve. Ne duhet të krijojmë mundësi më të mëdha për shkëmbimin më të thellë të nxënësve dhe studentëve. Gjimnazistët shqiptarë duhet të njohin nga afër shkollat e mesme në Kosovë dhe anasjelltas", tha Tafaj. Sipas tij, ka ardhur koha që të rinjtë të njihen jo vetëm me vendet turistike të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me shkollat e tyre, duke krijuar kështu një traditë të re për të dyja vendet tona.