Intensifikohen hetimet ndaj Ramës, kryebashkiaku akuzohet për abuzivizëm

Anëtari i KRRT Sokol Leka: Rama anashkaloi këshillin teknik
Mazhoranca nga dita në ditë po intensifikon luftën ndaj kryebashkiakut Rama përsa i përket lejeve të ndërtimit të dhënë nga KRRT e Tiranës. Kryefjala e akuzës janë lejet e dhëna për studion e Alban Eftimiut, i cili ka qenë shefi i urbanistikës së Tiranës. Akuzat ndaj Eftimiut në fakt janë kthyer nga komisioni Hetimor në gjueti shtrigash, pasi edhe Drejtori i Urbanistikës së Ministrisë Olldashit është i përfshirë në konflikt të drejtëpërdrejtë të interesit. Vetëm Biçoku ka marrë dy leje ndërtimi si studio dhe firmë ndërtimi. Pavarësisht përfshirjes së mazhorancës në konflikt interesi të drejtëpërdrejtë, lufta e tyre është përqendruar në lejet e Eftimiut. Ish-shefi i urbanistikës, anëtar i KKRRT-së Tiranë, Alban Eftimi ka qenë personi më i lakuar në mbledhjen e dytë të komisionit hetimor të ngritur nga grupi parlamentar i PD, ndaj kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Eftimi, personi i akuzuar si përfituesi kryesore i lejeve të Ramës, është shpallur në kërkim nga maxhoranca dhe administrata e kuvendit. Pavarësisht tentativave për ta pasur në komisionin hetimor, sipas Ferdinand Xhaferrit, provat për shkeljet e Eftimit kanë bërë që ky i fundit të zhduket. Sipas tij Eftimi, është në konflikt të hapur interesi dhe ai po mundohet t'i fshihet komisionit, por kurrsesi nuk mund t'i fshihet Kushtetutës dhe ligjit. Gjatë mbledhjes së radhës së komisionit hetimor, Rama 2, për të dhënë shpjegime lidhur me praktikën që ka ndjekur KKRRT-ja e Tiranës dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, në sallë ka qenë prezent Sokol Leka, anëtar i saj. Leka shpjegoi se kreu i Bashkisë, Edi Rama ka ndjekur një praktikë të re në dhënien e këtyre lejeve, duke anashkaluar kështu Këshillin teknik, i cili është autoriteti përkatës që vendos mbi dhënien e këtyre lejeve. KKRRT nuk është organi që realisht jep lejet e ndërtimit, pasi më parë ato do të kalojnë në Këshillin teknik të Bashkisë së Tiranës, i cili përbëhet nga punonjës të saj dhe është në tërësi në varësi të këtij institucioni. Çdo lloj dokumenti që vjen në KKRRT paraprakisht seleksionohet në Këshillin teknik dhe KRT merr në shqyrtim vetëm ato çështje që i sillen për shqyrtim. Ajo nuk mund të shqyrtojë çështje që janë në Këshillin teknik, sqaroi Leka. Sipas tij KKRRT-ja funksionon në bazë të besueshmërisë së Këshillit teknik, i cili ka për detyrë të verifikojë të gjithë dokumentacionin e kërkesave për leje ndërtimi, duke veçuar faktin se materialet vijnë në mbledhjen e KKRRT-së përgjegjësi për to mban Këshilli teknik.
Xhaferri: Komisioni hetimor do kalojë për votim në kuvend
Komisioni hetimor Rama2 do të kalojë për votim në kuvend raportin e tij brenda javës në atë që pritet të jetë dhe seanca e fundit e kësaj legjislature. Sipas Ferdinad Xhaferrit, rezultati i hetimit do të bëhet publik, pavarësisht vendimit të kushtetueses për vlefshmërinë e tij. Kushtetuesja mund ti japë të drejtë komisionit, mund ti japë të drejtë kryetarit të bashkisë. Kjo nuk ka asnjë vlerë. Ajo që ka ndodhur me paratë publike të këtij vendi dhe me mënyrën e lejes së ndërtimit, ky është fakti që mbetet, tha Xhaferri. Në mbledhjen e ditës së djeshme të këtij komisioni, ku opozita nuk merrte pjesë, kryetari Xhaferri publikoi për mediat pasqyrën e vendimeve të miratuara nga KRT në mbledhjen e 17 prillit, ku nga 30 leje ndërtimi, 19 i kanë kaluar studios ATELIER 4, të Alban Eftimit, ish-kryetar i urbanistikës në bashkinë Tiranë dhe aktualisht përfaqësues i kryebashkiakut në këtë Këshill. Prokurime të drejtpërdrejta kur shikon këto. Kjo është e paparë! Këtë nuk e gjen që nga Kuba deri në Afrikë. Ka 8 vjet që akuzohet se abuzon me lejet e ndërtimit, tani u kthye nga hajdut në krokodil. Janë në panik të plotë. Alban Eftimi është në kërkim. E kemi kërkuar dje gjithandej. Nuk dihet ku është fshehur. Po kudo ku të fshihet në kurriz i ka këto bashkë me Edi Ramën, u shpreh Xhaferri duke treguar tabelën ku ishin pasqyruar vendimet e mbledhjes së fundit të KKRRT-së, së Tiranës. Eftimi nuk u paraqit në seancën dëgjimore në komisionin hetimor ku ishte thirrur zyrtarisht për të raportuar mbi praktikat e ndjekura nga bashkia në dhënien e lejeve të ndërtimit. Dy javë më parë, Parlamenti ngriti komisionin hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama, komision i cili është bojkotuar që me krijimin e tij nga vetë Rama dhe pala opozitare. Bashkia e Tiranës e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar ngritjen e këtij komisioni të jashtëligjshëm.