E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama- Glover, opozita mbështet misionin e ODHIR

Opozita shqiptare mbështet misionin e ODHIR, ndërkohë që qeveria kundërshton kryesimin e tij nga ambasadorja Audrey Glover. Kreu socialist Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me kreun e misionit vëzhgues të ODIHR në Shqipëri, ambasadoren Audrey Glover, ka shprehur mbështetjen e Partisë Socialiste për misionin e ODIHR dhe në të njëjtën kohë e ka njohur ambasadoren me disa nga shqetësimet e opozitës në lidhje procesin e ardhshëm zgjedhor. Procesi i pajisjes të votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike ka qenë një nga problematikat e ngritura nga lideri i opozitës, sikundër edhe numri i madh i zyrave të aplikimeve të cilat edhe sot mbeten të mbyllura në shumë komuna e bashki të vendit. Kreu i misionit vëzhgues të ODIHR dhe kryetari i partisë Socialiste shprehën interesin e tyre të përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›