E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca mohon përplasjen Berisha- ODIHR

Nga ana e saj maxhoranca ka mohuar një përplasje me ODIHR. I vetmi qëllim i mazhorancës është interesi që në zgjedhjet e 28 qershorit të ketë sa më shumë vëzhgues. Nuk ka asnjë lloj konflikti. I vetmi deklarim i kreut te maxhorancës është që të jenë sa më shumë vëzhgues. Ne kemi investuar goxha për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Madje, ne do të këmbëngulim të kemi maksimumin e vëzhguesve, që nga kontinenti amerikan e deri tek ai europian. Të gjithë vëzhguesit janë të mirëpritur të shohin se si do të humbasë Edi Rama, deklaroi Ferdinand Xhaferri. Më 8 maj, ODIHR, i kryesuar nga Ambasadorja Audrey Glover, nga Mbretëria e Bashkuar, nisi misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri. Misioni, i ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, do të vëzhgojë procesin zgjedhor, pa ndërhyrë në të. Por edhe Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me kërkesën e qeverisë për largimin e drejtueses së misionit të ODIHR, Glover. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade u shpreh se nuk është hera e parë që qeveria krijon incidente të tilla me ndërkombëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›