Ndërkombëtarët, njëzëri kundër çmendurisë së Berishës për largimin e kreut të vëzhguesve

Mazhoranca përgatitet për manipulimin e zgjedhjeve
Kryeministri i vendit nga dita në ditë kërkon të jetë i pakontrolluar nga institucionet ndërkombëtare. Pasi largoi FMN me qëllimin e vetëm që të nxirrte shpenzimet jashtë kontrollit dhe të merrte kredi pa fund për të zhvilluar fushatën e tij elektorale, para dy ditësh kërkoi largimin e shefes së misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve ODIHR. Qëllimi i vetëm i Berishës është që ti shpëtojë kontrollit për të manipuluar zgjedhjet ashtu siç është mësuar të bëjë ndër vite. Kanë qenë ndërkombëtarët kanë dalë njëzëri kundër çmendurisë së kryeministrit Berisha për kërkesën e tij ndaj shefes së misionit të ODHIR, Audrey Glover. Ata mbështetën funksionin aktual të Glover dhe respektojnë vendimin e marrë nga ODHIR-it për të vendosur në mënyrë të pavarur kandidatin më të mirë për ta përfaqësuar atë, e cila është e drejtë themelore e tyre. Pakënaqësitë e qeverisë shqiptare ndaj ambasadores Glover lidhen me rolin e saj në zgjedhjet 94-97, si shefe e këtij misioni në Shqipëri. Ambasadori i OSBE-së, në Tiranë Robert Bosch si dhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Kristina Nagy kanë reaguar menjëherë pas deklaratave në media për zgjedhjen e Glover në krye të misionit në Shqipëri. Sipas saj ambasadorja britanike Audry Glover është zgjedhur nga përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it dhe është e drejta e këtij misioni për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në misionet vëzhguese ndërkombëtare. Ndërsa ambasadori Bosch duke e lidhur me ndeshjen e zhvilluar ditën e djeshme, ka theksuar se arbitrin nuk e zgjedhin palët, por organizma të tjerë. Gjatë një prononcimi mediatik, ambasadori Bosch ka shprehur qëndrimin e tij të qartë dhe të prerë ndaj kundërshtimit të qeverisë shqiptare ndaj shefes së misionit të ODIHR, Audrey Glover, duke u shprehur pa ekuivok. ODIHR nuk merr udhëzime nga ndonjë organ tjetër. Ashtu sikurse edhe ju, unë jam një vëzhgues i kësaj që po ndodh. Unë e përkrah ODIHR dhe të njëjtin qëndrim mbajnë të gjithë vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, u shpreh Bosch. Ndër të tjera, ambasadori Bosch ka shprehur mbështetje për këtë mision duke theksuar se në zgjedhjet e institucionit ndërkombëtar, ato që përcaktojnë gjykatësit dhe jo palët e përfshira në to. OSBE është organizatë shumë e madhe dhe ODIHR ashtu si dhe prezenca jonë në Tiranë, janë organizma autonome brenda kësaj strukture. Përsa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve, ai vepron si një gjykatës, dhe ashtu si në rastin e një ndeshjeje futbolli, gjykatësi nuk zgjidhet nga palët e përfshira në ndeshje, por nga organe më të larta. Në një ndeshje futbolli, arbitrin nuk e zgjedhin palët, por organizma të tjerë, sqaroi Bosch.
KE: Glover, është e drejta e ODIHR të zgjedhë përfaqësuesin
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristina Nagy ka reaguar pas deklaratave për zgjedhjen e Glover në krye të misionit në Shqipëri. Sipas saj, ambasadorja britanike Audry Glover është zgjedhur nga përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it dhe është e drejta e këtij misioni për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në misionet vëzhguese ndërkombëtare. Kështu është shprehur zëdhënësja e Komisionit Europian Kristina Nagy pas deklaratave Është e drejta e ODHIR-it për të vendosur në mënyrë të pavarur kandidatin më të mirë për ta përfaqësuar atë, kjo është e drejtë themelore. Glover është përzgjedhur si përfaqësuese e misionit për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. Ky vendim është marrë nga vetë përfaqësuesit e ODHIR-it dhe ne e mbështesim plotësisht vendimin për të mos lejuar ndërhyrjen e asnjërit nga vendet fqinje në marrjen e këtij vendimi, sqaroi zëdhënësja e Komisionit Europian. Ndër të tjera, Nagy ka rikujtuar për autoritetet shqiptare plotësimin e standardeve gjatë procesit zgjedhor. Komisioni Europian pret që Shqipëria të plotësojë zotimet e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në përputhje me standardet e vendosura ndërkombëtare. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri është një faktor kyç në rrugën drejt integrimit në BE, nënvizoi ajo. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtar të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit është vënë në vështirësi. Kurikulumi i drejtueses së këtij misioni, ambasadores britanike Audry Glover, ndonëse i mbushur me një përvojë të pasur shumëvjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve, së fundmi edhe ato të zhvilluara vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara ku ajo ishte në krye të misionit të ODIHR, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funksionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë kur ajo nga 1994 deri në 1997 ishte drejtoreshë e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë e cila është sërish sot në pushtet ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover. Madje sipas eksponentëve të shumicës raporti i atëhershëm i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare.