E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefja e OSBE: Trojka evropiane takim me Berishën, përpjekje për kapërcimin e ngërçit

Çështja e misionit të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit dhe kundërshtimi i drejtueses së këtij misioni ambasadores Audry Glover nga qeveria, ka bërë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të ndërmarrin hapa konkretë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.   Përfaqësuesit e Trojkës europiane, ambasadorja çeke në Tiranë, vendi i së cilës ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ambasadorja e Suedisë si vendi që do të ketë këtë presidencë në gjysmën e dytë të vitit, dhe një përfaqësues i delegacionit të Komisionit Europian kanë zhvilluar një takim me kryeministrit Sali Berisha për të diskutuar rreth problemit të lindur, dhe për të ushtruar në një farë mënyre trysni që qeveria të tërhiqet nga pozicioni i saj. Takimi ka zgjatur më pak se një orë dhe kryeministri ka përsëritur qëndrimin kundërshtues ndaj emërimit të ambasadores Glover me argumentet se raporti për zgjedhjet  problematike të 1996, kur ambasadorja Glover ishte drejtuese e ODIHR-it, nuk ka qenë plotësisht realist. Megjithatë, kryeministri mësohet të mos ketë përdorur terma të një refuzimi kategorik. Sidoqoftë ende nuk mund të thuhet se ka ndonjë rezultat konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›