Inter - Maikon sinjale lamtumire
Inter dhe Maikon, një marrëdhënie që po përfundon. Pas zhurmës mediatike të javëve të kaluara dhe qetësisë mbytëse të periudhës së fundit, tashmë “divorci” ndërmjet klubi zikaltër dhe mbrojtësit brazilian po konkretizohet.
Sinjali më i rëndësishëm i lamtumirës së 31-vjeçarit është fakti që ai nuk u grumbullua për ndeshjen e parë të Interit në sezonin e ri të Serisë A. Maikon ka qëndruar në shtëpi në pritje të mësojë të ardhmen, ndërsa skuadra e Stramaçonit do të jetë e impenjuar në sfidën me Peskarën.
Lënia jashtë e 31-vjeçarit nuk lë më asnjë dyshim. E ardhmja e tij është larg Milanos, ndërsa destinacionet e mundshme janë Spanja ose Anglia. Deri më tani mendohej se Mançester Siti ishte në “pole” për Maikon, por në orët e fundit situata ka ndryshuar.
Zyrtarë të Realit të Madridit i kanë telefonuar Roberto Kalendas, menaxherit të futbollistit, duke bërë që tashmë “merengues” të kenë shanset më të mëdha për ta afruar. Kjo edhe për faktin se Maikon nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që të luajë në “Santiago Bernabeu”, mbi të gjitha të punojë sërish me Zhoze Murinjon.
Nga ana tjetër, Interi shpreson që ankandi për Maikon të vazhdojë, ku në garë janë edhe Çelsi e Juventusi, pasi kjo do të thoshte rritje të shifrës së kartonit, ku zikaltërit pretendojnë të përfitojnë të paktën 8 milionë euro nga shitja.
Kjo shifër është mjaft e kënaqshme për italianët, mbi të gjitha duke llogaritur që ata kursejnë edhe 9 milionë euro neto nga rroga e Maikon. Një tjetër yll në largim i zikaltërve është portieri Zhulio Sezar. Ai duket se ka gjetur akordin me Kuins Park Rejnxhërs, ndërsa përpara firmosjes së marrëveshjes pritet vetëm akordi me Interin për prishjen e kontratës aktuale.