E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri dhe Xhaka e nisin me fitore

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë nisur mbarë aventurat e tyre në Bundesligë. Shaqiri ishte titullar në fitoren e Bayern Munichut ndaj Greuther Fuerthit me rezultat të thellë 3-0 kurse edhe Xhaka luajti në formacionin bazë të Borussia Monchengladbachut kundër Hoffenheimit.

Gladbachu fitoi 2-1. Të dyja këto duele ishin të vlefshme për xhiron e parë të Bundesligës. Golat në fitoren e Bayernit i realizuan Thomas Muller, Mario Mandzukic dhe Arjen Robben. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 72-të kur në vend të tij u inkuadrua Bastian Schweinsteiger.

Kurse Monchengladbach arriti tri pikë falë golave nga Hange dhe Arango. Shaqiri dhe Xhaka u larguan bashkërisht nga Baseli gjatë këtij afati kalimtar të verës duke iu bashkuar Bayernit, respektivisht Monchengladbachut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›