E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë pesëvjeçare për Walcottin

Arsenali ka rihapur negociatat me mesfushorin Theo Walcott rreth vazhdimit të qëndrimit të tij në klub në kontratë të re pesëvjeçare, ka njoftuar të shtunën e përditshmja angleze The Guardian.

Mesfushori anglez ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantin londinez dhe spekulohej se mund të përcjellë Robin van Persien dhe Alex Songun që braktisën klubin më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se do të bëjë çmos të mbajë Walcottin në Emirates dhe thuhet se i ka ofruar atij kontratë të re pesëvjeçare në kushte të përmirësuara financiare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›