Luiz nuk është në shitje

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, ka insistuar se qendërmbrojtësi David Luiz nuk është në shitje, pas spekulimeve rreth transferimit të tij te Barcelona.
25 vjeçari mungoi në fitoren 4-2 ndaj Readingut të mërkurën për shkak të një lëndimi, por ditën e nesërme ishte në Kataluni duke zgjuar spekulime rreth kalimit në Nou Camp. Por, Di Matteo insistoi se reprezentuesi brazilian do të qëndrojë në Stamford Bridge.
“Nuk ndiej presion në këtë drejtim. Klubi ka qenë shumë i suksesshëm në periudhën e fundit dhe nuk shoh arsye pse një futbollist duhet të largohet”, deklaroi italiani për Daily Telegraph.