Moto GP Lorenco pole ne Brno
Mes qëndrimeve të shumta në bokse dhe daljes nga pista në provat e lira, Horge Lorenco dukej në vështirësi në Çmimin e Madh të Çekisë. Megjithatë, ashtu si ndodh shpesh, në cirkuitin e Brno, lideri i botërorit të MotoGP-së i ka kaluar të gjitha problemet.
Ai do të niset nga “pole position” në garën e së dielës, madje ka vendosur edhe një kohë rekord për këtë pistë, duke e frenuar kronometrin në 1’55″799 dhe kalon me mbi tre të dhjetat primatin e vitit 2009 të vendosur nga Valentino Rosi.
Ky është “pole” i katërt sezonal për Lorencon, pas atyre në Losail, Jerez e Laguna Seka dhe i 22-ti në karrierë në MotoGP. Spanjolli, që pas dëmtimit të Stoner duket i sigurt drejt titullit, ka qëndruar gjithmonë në krye me Jamahan e tij.
Dani Pedroza i cili gjatë provave të lira u shfaq shumë i shpejtë, humbi disi rritmin pas një rrëshqitje vetëm 11 minuta pas startit të provave zyrtare dhe u detyrua të kënaqet vetëm me vendin e tretë, me afro gjysmë sekondi nga kreu.
Duke qendruar në vijën e parë të nisjes, nga vendi i dytë niset Kal Kratçlou, i cili ka festuar në mënyrën më të mirë rinovimin me skuadrën “Yamaha Tech 3”. Dominimi i Jamahas vazhdon edhe në vijën e dytë të nisjes, me Spies në vendin e katërt dhe Doviciozon të pestin.
Ndërkohë, Valentino Rosi barazon paraqitjet më të mira sezonale në kualifikuese, duke u renditur i gjashti me Dukatin e tij, ashtu si në Valencia, por gjithsesi me thuajse një sekondë diferencë nga vendi i parë.
Dhjetë vendet e para plotësohen nga Bradl, Bautista, Karel Abraham, i cili është djali i pronarit të pistës në Brno e që në minutat e fundit doli nga pista në mënyrë të frikshme dhe në fund nga De Puniet.