Llorente zgjedh Juventusin

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente ka vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm është Juventusi.
E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar të shtunën se reprezentuesi spanjoll i ka bërë thirrje presidentit të klubit, Jose Urrutia, të pranojë ofertën e Bianconerëve me vlerë prej 21 milionë eurosh ose rrezikojnë ta humbin për asgjë pas skadimit të kontratës së tij në fund të këtij sezoni.
Llorente ka njoftuar se nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij në klubin bask, kurse Juventusi ka shprehur zyrtarisht interesim për transferimin e tij në Torino.