Henry, problem me tifoz

Rikthimi i Thierry Henrys në Arsenal ishte i turbullt të dielën kur sulmuesi francez ishte përfshirë në një duel verbal me një tifoz pas humbjes 3-2 nga Swansea të dielën.
Henry, u inkuadrua si zëvendësues në atë që doli të jetë humbja e gjashtë e Arsenalit si mysafir këtë sezon. Pas takimit, ai dhe lojtarët e tjerë iu afruan tifozëve të tyre që kishin udhëtuar për t’i përkrahur.
Por, njëri prej tyre duket të ketë kritikuar skuadrën për mos angazhim kurse Henry e ftoi atë të zbret në fushë, dhe sipas Daily Mail i kishte thënë: “Pa marr parasysh çka ndodh, ju duhet të përkrahni ekipin”.