Inter, 600 mijë euro për tripletën
Shpërblimi
Pas triumfit në Kupën e Italisë, lojtarët e Interit kanë shansin të hyjnë në histori duke fituar edhe titullin në Serinë A dhe Champions League. Për të stimuluar kontingjentin zikaltër për një sforco të fundit drejt “tripletës”, presidenti Masimo Morati ka përcaktuar shpërblimin: në rast se fitohen edhe dy trofetë e mbetur, secili nga futbollistët e Interit do të përfitojë 600 mijë euro. Shpërblimi për Kupën e Italisë është 100 mijë euro, për kampionatin 200, ndërsa për Champions-in premio shkon në 300 mijë euro. Nëse fiton edhe dy aktivitetet ku është në garë, Interi do të jetë skuadra e parë italiane që e realizon një arritje të tillë.
#