Skënderbeu pa përkrenare

02/02/2005 "Sa të rrosh, do mësosh", thotë një proverb i vjetër i popullit tonë, i cili mund të thuhet edhe në formën "moderne", "Sa të rrosh, do zbulosh". Por zbulimi i fundit ka të bëjë me Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun. Nuk mund të thuhet se ka ndonjë zbulim, i cili përmbys të vërteta historike, por mund të thuhet se përmbys fakte historike, të cilat janë konsideruar gati në parametrat e aksiomave. Eshtë një zbulim, i cili ka të bëjë me përkrenaren legjendare të Skënderbeut. Mësohet se përkrenarja e famshme ka shërbyer vetëm si një shenjë princërore dhe aspak si një helmetë luftimi. U deshën të kalonin rreth 5 shekuj për të mësuar këtë fakt, i cili përmbys pa asnjë hezitim atë çka prej vitesh kemi besuar dhe e kemi konsideruar si aksiomë. Nuk ka ndonjë shqiptar, i cili të mbyllë sytë e të përfytyrojë Skënderbeun në fushbetejë, pa përkrenaren e famshme dhe shpatën gjigande. Por ja që duhet me çdo kusht ta harrojmë këtë imazh, pasi, sipas të dhënave më të fundit, mësohet se ai nuk e ka mbajtur kurrë në kokë atë përkrenare dhe as që bëhet fjalë për në sheshbeteja. Në të vërtetë, me shumë mundim ne mund të ndryshojmë imazhin në mendjet tona, por ajo që mesa duket do të jetë e pamundur të ndryshohet, janë statujat e Heroit Kombëtar. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo. "Përkrenarja është përdorur si shenjë princërore, pra si një atribut dhe jo si një helmetë për t'u mbajtur në kokë. Dihet që helmeta me kokë dhie i është dhuruar Skënderbeut nga një artist napolitan dhe nuk ka qenë për t'u vendosur në kokë, por si një atribut i pushtetit të tij 'Gomis Albanis' (Zot i Shqipërisë). Më vonë, piktorët e Rilindjes Kombëtare e kanë pasqyruar Skënderbeun me helmetën e tij në kokë. Ne kemi skulpturën e famshme të Odise Paskalit, që e ka fiksuar atë me helmetën në kokë", ka deklaruar dje Zeqo në konferencë për shtyp, që u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar. Realisht, pikturat që u prezantuan për herë të parë e paraqesin Skënderbeun me kapele të tipit venecian, duke treguar kështu se "e njëjta modë, e njëjta garderobë me atë perëndimore është ndjekur edhe nga Skënderbeu".
600 vite më pas...
Figura e Skënderbeut është pa dyshim një nga më të njohurat e historisë shqiptare, në të gjithë kontinentin plak. Ajo është e lidhur jo vetëm me qëndresën shqiptare ndaj invazionit osman, por në të njëjtën kohë është edhe një simbol i frenimit të përhapjes së hordhive turke, përtej Adriatikut, duke krijuar për 25 vite rresht mburojën më të mirë të Evropës. Kaq efikase ishte qëndresa e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut, sa pas vdekjes së tij, Perandoria Osmane nuk guxoi kurrë të hidhte sytë përtej Adriatikut. Kanë kaluar 600 vjet nga dita e lindjes së tij, por duket që ky përvjetor i 600-të do të kalojë pa rënë shumë në sy. Në aspektin e organizimit shtetëror, duket që askush nuk e di këtë fakt, ose edhe nëse e dinë, mesa duket është njëlloj. "Koha e mirë duket që në mëngjes", thotë populli. Ky proverb ka kuptim, duke u nisur nga një fakt i thjeshtë. Vetëm para dy javësh, në datën 17 janar, Heroi Kombëtar kishte një përvjetor vdekjeje, por aktivitete përkujtimore as u panë e as u dëgjuan. Dje, Zeqo deklaroi se institucioni që ai drejton do të organizojë disa veprimtari për vitin 2005. "Veprimtaria kryesore që ne mendojmë është të organizojmë një pavion të heraldikës mesjetare shqiptare. Heraldika është një dikuri e Evropës, e princërve, kontërve, etj. Në vendin tonë, ne kemi rreth 50 stema heraldike, ku spikatin ato të Karl Topisë, Balshajve, Skurajt, etj. Në Muzeun Kombëtar kemi disa stema origjinale të kohës, që datojnë në shek. e XIV-XV, sikundër stemën e gdhendur në gur të Karl Topisë. Ndërsa stema e Dhimitrit të Arbrit, që i përket shek. të XII, paraqet një shqiponjë një kokëshe, e cila është imituar më pas nga dukagjinasit. Ndërsa një stemë e Skurajve është imituar sot nga Bashkia e Tiranës", ka theksuar Zeqo, por pa shpjeguar lidhjen e drejtpërdrejtë të këtij pavioni me figurën apo përvjetorin e Skënderbeut. Pavarësisht rëndësisë së këtij pavioni, i cili tregon që në shek. XIV-XV, vendi ynë ka qenë në të njëjtin nivel kulturor me shtetet e tjera evropiane, për më tepër kur, sipas Zeqos, "kryeheraldika, pra stema e Skënderbeut është edhe simboli i flamurit tonë kombëtar, i cili është i vetmi flamur kombëtar në Evropë i bazuar në heraldikën mesjetare". Këtë vit, Franca e ka cilësuar si vitin Zhyl Vern, pasi shkrimtatri i mirënjohur ka përvjetorin e 100 të vdekjes. Duke filluar që nga muaji janar e deri në dhjetor do të zhvillohen aktivitete të pafund për nder të shkrimtarit të madh, në Shqipëri kemi 600-vjetorin e lindjes së të vetmit Hero Kombëtar dhe ende s'ka asnjë njoftim zyrtar për aktivitete në nder të tij.
Leonard Olli