Tendenca muzikore larg traditës

02/02/2005 Folklori
Transmetimi në disa televizione private i prodhimeve më të fundit diskografike me bazë muzikën popullore dhe qytetare mbetet një dritare e hapur, për dëgjues që nuk kanë pretendime për këtë lloj muzike. Ruajtja e origjinalitetit të muzikës foklorike dhe qytetare, ndaj influencave dhe prurjeve të reja, ndaj plagjiaturave mekanike që kryhen për efekt biznesi disa studiues e vlerësojnë "si variacion muzikor, që diktohet nga vetë dëgjuesi". "Rrezikun më të madh të kohës që vë në pikëpyetje kulturën jomateriale shqiptare" vlerësuar kështu nga të tjerë studiues, Bledar Kondi, studiues i muzikës pranë Institutit të Kulturës Popullore, e cilëson thjesht si "një bashkëjetesë muzikore".
Por a kanë lidhje muzika dhe arti me tendencat e tregut muzikor, që aktualisht ka dhe ai problemet e tij konceptuale, ligjore e financiare?
Muzikantë, kritikë muzikorë, kompozitorë, dirigjentë dhe këngëtarë e cilësojnë "problem të madh" atë të devijimit të muzikës folklorike dhe këngës qytetare sot, si një shqetësim që prish zanafillën e këngëve dhe çorienton shijet e vërteta estetike tek dëgjuesit.
Prof.Dr.Agron Xhangolli, Prof.Ass.Isak Shehu, Prof.Hamide Stringa, etj, e kanë quajtur "një përpunim joprofesional atë që i bëhet sot muzikës dhe këngës qytetare, sipas të cilëve në të shumtën e rasteve nuk kemi të bëjmë me këngë të përpunuara por të
përçudnuara".
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ka bërë jehonë mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale ndaj kësaj krijimtarie spekulative, ndërsa ka shqyrtyar mundësinë e
kufizimit të transmetimit të përhapjes së kësaj muzike në kanalet e shpërndarjes mediatike dhe skenat shqiptare. Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore pranë kësaj ministrie ka përgatitur kolanën "Trashëgimia shpirtërore" në CD, që synon ruajtjen e muzikës origjinale shqiptare", sipas drejtorit, Vaso Tole.
Ai e cilëson "alarmante" ndërhyrjen e dhunshme që bëhet përditë ndaj këngës popullore qytetare, gjë që sipas tij "nuk ka të bëjë fare me prurjen e tendencave të reja në muzikë"
Nga ana tjetër krijimtaria e këngëve që u mungon origjinaliteti krijues, të cilat ndërtohen në motive këngësh italiane, greke, turke, maqedonase, dhe që u vihet një tekst që
fiksojnë në mënyrë të shëmtuar banalitetet e jetës janë një tjetër problem që vjen nga krijimtaria abuzive.