Politika si epidemi në pikturë
02/02/2005 Ka idenë e një qyteti refugjatësh në qiell, ky është një imazh i ngritur në këto vite për piktorin Nazmi Hoxha. Në tablo me dimensione të mëdha, ai thotë se vetë shqiptarët sillen brenda Shqipërisë si të kalonin nga një shtet në tjetrin. Pas kësaj, ajo që e turbullon më shumë piktorin është hapja vrullshëm në këto dy vite e amatorizmit modern nga ish-piktorët që bënin dikur portretet e diktatorit.
Duke ngulur këmbë te politika, Hoxha thotë se politikanët po i japin dorë gjithë kësaj amullie vlerash, duke nxjerrë mbi profesionin “amatorizmin modern” gati si një lloj epidemie. Për të hapur një ekspozitë nuk bëhet fjalë, duke u shprehur se nuk shikon asnjëfarë entuziasmi tek publiku. Por mendon se do të gjejë më shumë atmosferë në Kosovë, ku dhe mendon të hapë një ekspozitë. Tregu i pikturave të tij është modest, “aq sa mban xhepi i një intelektuali”. Jo se piktura e tij nuk kalon dot kufijtë e qindra dollarëve, por kërkon të tregojë dhe ”humanizmin” e tij për fansat, që i ka më shumë me personalitete të letërsisë apo mjekësisë. Por është i skandalizuar nga biznesmenët që nuk ia kanë idenë vlerës së një tabloje, aq më tepër të konvertuar në barazvlerën financiare, për të pasur një emër në vilën e tyre.
Është debatuar shumë për ekspozitën “Nëntori”, ku jeni pjesëmarrës në të gjitha edicionet, se përfaqëson pikturën e traditës. Brenda grupit tuaj është kontestuar keqkuptimi se kjo nuk ka të bëjë me kohën e diktaturës, por me zanafillën e krijimit. Mund të na thoni cila është tradita reale e pikturës?
Nëse nisemi nga ana materiale, nuk do të thotë se telajo dhe peneli nuk futet në artet moderne. Nuk është materiali ai që përcakton të renë apo avanguardën e pikturës. Nëse flasim për artet moderne, që janë instalacione apo performancë, këto kanë 75-80 vjet përpara, pra dhe këto janë jashtë mode në kuptimin e kohës. Telajo është një element i pavdekshëm. Kur ndjenjat njerëzore hidhen në të, nuk ka rëndësi në çfarë materiali. Janë ndjenjat e reja që përcaktojnë vlerën e një vepre arti, ose origjinalitetin e një krijuesi që mund të jetë telajo, dërrasë etj. Ndjenjat, pra janë të reja për kohën, jo materiali, kjo është sekondare. Nëse nuk ke telajo, mund të merresh dhe me materiale të tjera.
A ju vret ndopak që në këto vitet e fundit paraqitja juaj në këtë ekspozitë kalohet në heshtje, madje ka dy vite që dhe Ministria e Kulturës nuk e ka financuar projektin tuaj?
Më duket se kjo është një epidemi e madhe, jo thjesht që Ministria e Kulturës është fajtore kryesore, por më duket sikur është një epidemi. Ndoshta dhe civilizimi shoqëror e bën pak indiferente ministrinë, e cila nuk i ka të gjitha levat ose mënyrat për të ndërtuar një ekspozitë përfaqësuese dinjitoze. Ky është aspekti “pozitiv” i ministrisë, sepse, ajo është në këtë pjesëmarrje, në këtë epidemi të madhe artistike, që është në Shqipëri. Se si do të dalë kjo ministri, nuk mund ta them, por këtu gjërat në përgjithësi nuk shkojnë mirë dhe, ministria është pjesë e kësaj të keqe.
Pse e mendoni “epidemi” dhe në pikturë?
Shqipëria kaloi një periudhë nga realizmi socialist në artin modern ose nga monopartia në pluralizëm, që u bë në mënyrë shumë emergjente e të shpejtë. Për këtë ndodhën shumë trazira brenda psikikës së krijuesit. Ajo që vërej është se, në qoftë se në periudhën e realizmit socialist kishin një lloj uniformiteti tek autorët, dhe në atë periudhë kërkohej një gjë e re, dhe pse të mos themi se kjo gjë shihej dhe tek amatorët. Ato ishin jashtë kësaj skeme, ndoshta dhe për mosnjohjen mirë të formulave, kështu që dukeshin pak si simpatikë. Sot është krejt e kundërta, amatorët dalin primarë, sepse quhen të çliruar. Mirëpo amatorizmi është një vulgaritet, i cili e mbyt vlerën e artit. Nëse je i sinqertë në shprehjen e sinqertë të vetvetes, kjo nuk do të thotë se ka profesionalizëm brenda. Pra shpëtimi nga skema dhe dhënia dorë e amatorit është po e njëjta sëmundje që ndodh në Shqipëri. Por ka një ndryshim tjetër tani; nëse amatorizmi klasik është i preferueshëm në aspektin popullor, për të bërë një kapërcim modern është futur amatorizmi modern, uniformiteti i veprave.
Të futesh në “artin modern” shqiptar, nuk dallon autorin nga autori. Në kuptimin mjekësor, nëse një njeri vuante dikur nga kapsllëku, tani ka një diare të hatashme. Është po e njëjta sëmundje.
Shumë i ashpër për “artin modern”, ka ndonjë shkak për të evidentuar faktin se piktorët ende vërtiten në të njëjtën “sëmundje të uniformitetit”?
Ka një arsye thelbësore për këtë, sepse tek autorët nuk është përgjegjësia e unit apo shprehja e vetvetes, besimi tek vetvetja për të thënë diçka të vetën, por mbështetet kryesisht te klishetë, te modat se “sot është koha e tillë dhe duhet të jemi të tillë”. Kur vetvetja mohohet, në këtë moment do të thotë se ti ke bërë një vepër të vdekur. Ka dhe një anë tjetër të medaljes që vihet re; nëse hapim një enciklopedi të artit, do të gjesh kopje të shëmtuara të autorëve disi të njohur në botë.
Kush mendoni se ia ka hapur rrugët këtij lloj amatorizmi modern?
Kush e ka hapur rrugën? Mendoj se është politika shqiptare, duket sikur gjithçka në pikturë sillet nga politika. Sepse vë re dhe nga të huajt që vijnë në Shqipëri përmes miqve të mi, i shohin punët e mia. Ata duket sikur i njohin jashtëzakonisht mirë ose nuk kanë interes për to dhe thonë “ke piktura abstrakte, ke piktura me udhëheqësin, diktatorin, ose me Stalinin”. U jam përgjigjur se këtu ka të tillë piktorë sa të duash, porse për vete nuk kam qenë kurrë i tillë. Kjo do të thotë se këtu duket një lojë politike, se pikturën abstrakte do ta bëjnë ato që kanë punuar figurat e diktatorëve. Domethënë ata që kanë qenë të varur, duhet të jenë dhe në artin abstrakt të varur.
Po flisni për diçka shumë të dhimbshme, ku ka dhe një debat se politika ka piktorët e saj të preferuar, gjë që iu ka dhënë emër dhe favor për shitjen e pikturave...
Sigurisht që është një gjë shumë e dhimbshme, sepse të kalosh nga portreti i diktatorit në abstraksionizëm, do të thotë të kthehesh nga mashkull në femër, që është e pamundur. Kjo do të thotë se këtu asgjë nuk është organike, gjithçka është artificiale. Në këto dy vite është krijuar ideja se një piktor i shitshëm është i lidhur me politikën, duke krijuar një favor komercializmi me emrin, duke qenë i vizituar nga politika.
Me Partinë Socialiste flitet për piktorë që i ka përzemër kjo parti, po kështu dhe për kohën e PD-së. Dhe në diktaturë ideologjia ka kontrolluar krijuesit? Çfarë është kjo sindromë, ky fenomen?
Kjo nuk është vetëm sëmundje shqiptare, por universale në të gjithë botën. Por ndryshe nga bota, të paktën, ne nuk vlerësojmë ato që duhen. Nëse partia komuniste franceze vlerësonte Pikason, ai ishte dikushi. Por, kjo nuk do të thotë që në Shqipëri është “dikush” ai që tërheq vëmendjen e politikës. Këtu është diferencimi i vlerësimit të pikturës së vërtetë me një pikturë militanti, mjafton që të jesh piktor i partisë dhe ne të japim dorën, kurse ata të paktën dinin të vlerësonin një piktor të madh. Ne nuk gjejmë dot se kë të vlerësojmë si politikë, që kur të dalësh nesër në botën e jashtme, duhet të ballafaqohesh nëse ke vlerë apo jo. Dhe politika duhet ta bëjë këtë të gjejë vlerën dhe ta lançojë. Nëse kjo ishte zbehur aty nga vitet ’92, tani është forcuar akoma më shumë dhe do të forcohet më shumë po të vazhdojë kjo lloj rrjedhe.
Pse ka heshtje të kritikës në këtë drejtim, ku asnjëherë nuk flitet për emra konkretë, që të ketë orientim drejt vlerave?
Ka një gjë tjetër në këtë mes, se po t’i referohemi historisë së artit, filozofizë, po t’i referohemi librave të shenjtë, veprat nuk vlerësohen në kohë. Autorët më pak të suksesshëm, ata që nuk kanë hyrë në këto lloj rrymash, gjyqi gjithmonë u është bërë pas vdekjes, ka me mijëra raste. Sot ka nobelistë shkrimtarë që nuk i njeh njeri, por ne njohim Tolstoin, që nuk ka marrë Nobel, Kafkën, Kamynë e plot të tjerë. Është koha që i jep vlerën e saktë një artisti.
Hidhemi te piktura juaj, cili ka qenë aktiviteti i një viti, pasi dukeni ca të tërhequr nga kronikat e ekspozitave?
Aktivitet të hapur nuk kam, sepse duke parë një lloj ftohtësie dhe mosinteresi shpirtëror do ta krahasoja veten me një lojtar futbolli në një stadium që nuk ka tifozë. Këtu dhe mund të ketë tifozë, por që nuk e ndihmojnë ekipin, por e fishkëllejnë atë. D.m.th. që dhe arti ekspozohet për entuziasëm, ndërsa krijimi është një detyrë e brendshme e autorit. Pikërisht këtë moment entuziast kërkoj, atë duartrokitje të vërtetë artistike, që duhet ta meritoj, e jo false.
Shumë piktorë janë në këtë gjendje në Shqipëri, pranojnë heshtjen, tërheqjen. Pse zgjidhet ky lloj izolimi?
Kjo vjen nga që publiku është i çorientuar, tani arti figurativ ndryshe nga muzika është shumë abuzues. Piktura ka vlera më të mëdha nga artet e tjera, sepse aty ku abuzohet, arti është më i fuqishëm. Nëse do të isha pianist të gjithë do ta kuptonin që nuk di t’i bie pianos. Ndryshe ndodh në pikturë, shpesh njerëzit e shikojnë, nuk e kuptojnë pikturën dhe mund të thonë “kjo qenka pikturë”. Publiku është shumë i çorientuar, nuk dijnë se kush është vlerë dhe kush jo.
Në gjithë këtë konfuzion që ka amatorizëm, mungesë të kritikës, preferenca politike, komericializëm, kush mendoni se mund të vendosë fatin e pikturës në treg?
Po e përsëris prap që orientimin do ta japë vetëm politika. Në të gjithë botën e jep politika, aty ku ka politikë të shëndoshë, aty dhe arti merr karakter vlerësues. Jo se duhet sot, por vazhdimisht ka qenë.
Ke pasur fansa në politikë, që ka blerë pikturën tënde?
Nuk kam asnjë është detyrë e tyre të duan pikturën, por nuk është detyrë e imja që t’i dua politikanët. Nëse janë tamam do t’i respektoj.
Ndërkohë që krijon ndjen domosdoshmërinë që piktura juaj të ketë një çmim?
Piktura ime del në treg, por çmimi është sipas rrogave të publikut. Publiku im i mirëfilltë janë intelektualë, njerëz të arsyeshëm, por që kanë mungesa ekonomike, nga kjo del që piktura është baraz me vlerën e xhepit të tyre. Por nuk mund të refuzoj një intelektual, për hir të vlerës që ka piktura, (kur vlera është njëqind herë më e madhe se sa paratë që ka në xhep). Por nga ana tjetër, nuk mund ta bind për vlerat e pikturës, që t’i tregoj çmimin ekzakt për vlerën. Por tregohem human për këtë, se në fund të fundit piktura, pasi mbaron, nuk është më e jotja, është e dikujt tjetër.
Cili është çmimi më i lartë i një tabloje?
Një tablo... mund të shkojë tek 500 dollarë.
Po tregu i pikturave, cila shtresë tërheq tablotë tuaja, e preferon me pak fjalë?
Kam fansa që herë pas herë mbajnë kontakt me pikturën time, ata janë kryesisht juristë, mjekë, shkrimtarë. Por ka dhe nga ata që kërkojnë për të zbukuruar vilat. Nganjëherë shitja shkon dhe mik pas miku. Por ajo që më ka mbetur në mendje është një rast kur një person kishte blerë një karrige me 500 dollarë dhe është një katrahurë se po kaq kërkonte dhe një pikturë. Pikturën e krahason me vlerën e një karrige, ka dhe kështu. Mirëpo 500 dollarëshi i tij është baraz me sakrificën e një intelektuali. Kjo është ironia e tregut.
Vazhdon të jesh në natyrën tënde të të krijuarit, çfarë të mban në këtë linjë?
Po, vazhdoj dhe ruaj një linjë, jo se unë nuk e vras mendjen shumë se kjo shkon, por unë nuk di të bëj ndryshe. Nuk di të tradhtoj vetveten kur pikturoj. Nuk e transformoj dot atë që ndjej, nuk kthehem dot në porosi.
Por nga ana tjetër jeta ndikon tek artisti, pavarësisht nga kënaqësitë e brendshme, të cilat gjithmonë gjejnë një refleks të jashtëm. Nëse flasim për natyrën në Tiranë, them se ajo është shumë sugjestive nga qielli. Ka re që në disa vende të botës nuk i kam parë. Nga emocioni i reve më lind ideja e krijimit të një pikture kozmike. Piktura kozmike nuk është të bësh re, por të vendosësh një realitet në një hapësirë tjetër. Ky është motivi im i viteve të fundit, që do të thotë krijimin e objekteve, por jo me rrënjë në tokë, por në hapësira.
Kur e ke hequr nga duart tablonë më të fundit?
Tabloja e fundit që kam krijuar ka qenë para dy javësh. Motivi i saj është qyteti i refugjatëve. Ata i kanë ndërtuar qytetet nëpër qiell, sepse ata janë të papranishëm nëpër tokë. U intrigova nga kjo ide, sepse nga ana historike ata kanë probleme kur lëvizin nëpër botë, keqtrajtohen dhe nuk zënë vend. Ata nuk ikin për dëshira, por nga mënyra e tyre e vështirë e jetës, mirëpo kjo gjë është mjaft konkrete dhe në Shqipëri. Shqiptarët shëtisin nëpër Shqipëri nga një qytet në tjetrin, si të ishin nga një shtet në tjetrin. Pra, nuk e ndjejnë veten qytetar shqiptar. Edhe ky është një fenomen universal. D.m.th. janë bashkuar dhe idetë e natyrës filozofike, aktuale dhe historike për të krijuar këtë imazh.
Por tani me dimensione të mëdha, sepse më duket sikur më tërheq i gjithë qyteti. Tani më tërheqin dimensionet e mëdha, të cilat më duken shumë sugjestive. Sot intimiteti duhet të marrë dimension tjetër, dimension dhe sinqeritet të thuhet fjala dhe jo mëdyshja, por të jetë njësh. Tablotë e mëdha duket sikur tërheqin të gjithë se ky njeri ka një hall që e bën kaq të madhe, do të thotë se ka dhe mjaft mundim.
Po për hapjen e ndonjë ekspozite ke menduar?
Nuk jam shumë entuziast. Por po mendoj të bëj një ekspozitë në Kosovë, pasi më kanë thënë se atje ka më shumë entuziasëm. Do të jetë ekspozitë personale dhe mundet me tablo me dimensione të mëdha.