Madrilenët fitojnë derbin e bilanceve
Barça fitoi "El Clasico"-n në fushë, por Reali i Madridit është superior në bilancet financiare. Madrilenët ndodhen më përpara kur flitet për kosto dhe përfitime. Gjatë vitit të kaluar, në arkat "merengues" u futën 407 milionë (rekord për një klub futbolli), ndërsa shpenzuan 314. Në diferencën prej 93 milionë eurosh, afro 25 milionë ishin përfitime bruto. Shifra më të mira se Barça, që pavarësisht "tripletës" përfitoi vetëm 8.7 milionë euro bruto. Gjithsesi, katalanët ndodhen në një situatë më të mirë me borxhet. Në fakt, më 30 qershor 2009, situata negative financiare e Realit shkoi në 327 milionë euro (nga 130 milionë), ndërsa "blaugranat" kishin "vetëm" 210 milionë euro borxhe.